Teste

August 4, 2016 | 9:30

TEST/Kush komandon në marrëdhënien tuaj?

Edhe pse mund të thoni se në marrëdhënien tuaj ekziston një ekuilibër për t’u admiruar, ka gjithmonë momente kur njëri ka tendencën të dominojë tjetrin apo të lërë që ta dominojnë. Jeni ju ajo që komandoni në marrëdhënie, apo lejoni t’ju komandojë partneri? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të testit tonë…

1. Të gatuash është:

a. E mrekullueshme

b. Diçka që duhet bërë

c. E urryer

 

2. Kush i hedh plehrat në shtëpinë tuaj:

a. Gjithmonë unë

b. Varet se kush i sheh i pari

c. Gjithmonë ai

 

3. Për ditëlindjen tuaj:

a. Mjafton një gjest i vogël

b. Një dhuratë e vogël do ma bënte qejfin shumë

c. Pretendoj dhuratën që i kam kërkuar

 

4. Urren:

a. Kur dukeni qesharake

b. Kur ju manipulojnë

c. Kur ju kundërshtojnë

 

5. Kush i bën blerjet e javës?

a. Gjithmonë unë

b. Shkojmë bashkë

c. Gjithmonë ai, unë blej vetëm veshje

 

6. Ai do të shkojë në kinema:

a. Mirë, jam e lumtur

b. Kam shumë punë për të bërë

c. Jo, ose restorant ose asgjë

 

PROFILI JUAJ

Më shumë përgjigje A

Ai / Është partneri që komandon në shtëpi. Është ai që mban pantallonat dhe ju dëshironi që ai ta bëjë këtë gjë, sepse jeni më rehat dhe e kënaqur.

Më shumë përgjigje B

Të dy bashkë / Jeni një çift i ekuilibruar. Asnjëri prej jush nuk merr ndonjë vendim pa diskutuar më parë me njëri-tjetrin. Kjo është mënyra e duhur për të jetuar të lumtur një marrëdhënie afatgjatë.

Më shumë përgjigje C

Ti / Pa diskutim që shefi në shtëpi jeni ju. Çdo dëshirë juaja realizohet pa diskutim fare. Jeni ju ajo që mban pantallonat në shtëpi dhe i detyroni të gjithë të bëjnë çfarë thoni ju.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top