Në fokus

August 4, 2016 | 8:56

“Traviata”me Ermonela Jaho, Plaçido Domingo: E shkëlqyer Ermonela!

Artisti e ka botën plot, ndaj assesi nuk i trembet pengesave, vështirësive. Një yll gjithnjë e në rritje si Ermonela Jaho, e tregon në vazhdimësi të herëve të bërit ballë të sfidave, me cilado ngarkesa apo haraçe qofshin. Këtë herë, sopranoja shqiptare arriti t’i tregojë këto vlera, duke realizuar brenda një kohe të shkurtër rolin e Violetës në operan “Traviata” përkrah yllit të operës botërore, Plaçido Domingo. Jaho zëvendësoi brenda një jave sopranon gjermane Dian Damrau, e cila e anuloi shfaqjen për arsye shëndetësore. Violeta shqiptare në realizimin e figurës, duket se ka shpërthyer në festivalin e “Choregies d’Orange”, një nga takimet më të rëndësishme të teatrit operistik për vitin 2016. Në një foto postuar nga vetë Plaçido Domingo në rrjetet sociale, ai e shoqëron me diçiturën “E shkëlqyer Ermonela!”. Ndërsa vetë Ermonela Jaho ka vlerësuar mbështetjen e mjeshtrit Domingo përmes një statusi në “Facebook”. “Faleminderit maestro për thjeshtësinë dhe fjalët vlerësuese në konferencën e djeshme të shtypit, ato kanë një domethënie të madhe për mua sidomos kur shprehen nga një legjendë siç jeni ju. Është shumë e rrallë të gjesh një përputhje mendimesh midis dy gjeneratave kaq të ndryshme… Nuk është e lehtë të bëhesh i madh, por merr një jetë të tërë të bëhesh human!”, shkruan Jaho.

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho rikthehet për së dyti në skenën e “Choregies d’Orange’’ në Francë për të interpretuar “La Traviata”-n dhe “Madame Butterfly”, përkrah tenorit të madh spanjoll Plaçido Domingo.

“La Traviata” e Xhuzepe Verdit do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të enjteje në teatrin antik të Francës dhe në datën 6 gusht për të mbyllur festivalin e emrave të mëdhenj operistikë. Ajo do të transmetohet drejtpërdrejtë nga Francë 3.

Placido

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top