Teste

May 10, 2017 | 16:05

Test/Vëreni imazhin, çfarë shikoni?

Vëreni imazhin, çfarë shikoni?

1) Fytyrën e një njeriu me mjekër

2) Një person i ulur duke lexuar

3) Të dyja figurat e mësipërme

4) Një mollë

1

 

Rezultatet e testit:

1.Fytyrën e një burri me mjekër: personalitet i kujdesshëm

Ju jeni një tip i kujdesshëm, ndonjëherë dhe dyshues. Mbani një konflikt të caktuar me veten, gëzoni me njerëzit në qoftë se ata kanë një sjellje të mirë-përcaktuar dhe të qartë. Jeni praktik, megjithatë shpesh keni vështirësi në bërjen e zgjedhjeve të menjëhershme. Qëndrimi juaj i kujdesshëm ju bën që të rrethoheni nga marrëdhënie jo plotësisht të kënaqshme.

2.Një person i ulur që lexon: personalitet reflektues

Jeni persona të mendueshëm dhe të matur. Nuk besoni plotësisht, por reflektoni mbi arsyet dhe zgjedhjet që bëni. Në situata të reja që nuk i njihni, ju bëheni shumë të kujdesshëm dhe të matur në zgjedhjet tuaja. Keni aftësi të shkëlqyera diplomatike dhe ndërmjetësimi. Për ju jo gjithçka është bardhë dhe zi. Jeni gjithmonë në kërkim të nuancave të jetës.

3.Të dyja figurat e mësipërme: personalitet instiktiv

Nuk mashtroheni nga argumentet e padobishme dhe mendimet. Keni besim në shqisat tuaja dhe i ndiqni ato pa frikë. Ju keni qenë kështu që në fëmijëri, keni pësuar një transformim gjatë adoleshencës, por instinktet nuk kanë ndryshuar, koha ka shtuar vetëm pjekurinë.

4.Një mollë: personalitet i stimulit

Zakonisht ju keni një sjellje aktive dhe të gjallë, ndërhyni në diskutime duke u përpjekur për të menaxhuar dialogun, dhe jkeni shumë tipare të mrekullueshme emocionale, jeni shumë të ndjeshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top