Këshilla & Arsye

May 10, 2017 | 16:30

Tregim motivues/ Një faturë e paguar me një gotë qumësht

Bota është e rrumbullakët. Ajo që bëni do të kthehet sërish tek ju.

Megjithëse të gjithë njerëzit ndonjëherë bëjnë gabime, ky tregim do t’ju kujtojë gjithmonë se një akt i vogël mirësie mund të ketë ndikim të madh tek dikush tjetër …

1

Një ditë, një djalë i varfër po trokiste derë më derë për të shitur gjëra të vogla për të paguar shkollën. Papritur vuri re se kishte vetëm disa qindarka në xhep dhe ishte shumë i uritur.

Ai vendosi që të hante një vakt në shtëpinë e rradhës që do të trokiste. Megjithatë, ai e humbi toruan kur një vajzë e bukur i hapi derën.

Në vend të ushqimit, ai kërkoi një gotë ujë. Ajo e kuptoi se djali dukej i uritur, kështu që i solli një gotë të madhe me qumësht.

2

E piu me ngadalë, pastaj pyeti: “Sa ju detyrohem?”

“Nuk më detyrohesh asgjë”, u përgjigj ajo. “Nëna na ka mësuar që kurrë të mos pranojmë të holla për një dashamirësi.”

Ai i tha, “Të falenderoj nga thellësia e zemrës sime!”.

Ndërsa Howard Kelly la atë shtëpi, ai jo vetëm që ndihej më i fortë fizikisht, por edhe besimi i tij tek njerzimi ishte rivendosur. Ai kishte qenë pothuajse gati të hiqte dorë.

Vite më vonë, vajza e re u sëmur rëndë. Mjekët ishit të habitur dhe më në fund e dërguan atë në një qytet të  madh, ku thirrën specialistë për të studiuar sëmundjen e saj të rrallë.

Dr. Howard Kelly u thirr për konsultë. Kur dëgjoi emrin e qytetit nga vinte vajza, një dritë e çuditshme i mbushi sytë. Menjëherë ai u ngrit dhe zbriti në dhomën e spitalit.

3

I veshur me uniformën e mjekut , ai hyri për ta parë atë. E njohu menjëherë atë. U kthye në dhomën e konsultimit i vendosur për të bërë çmos për ta shpëtuar jetën e saj. Prej asaj dite, ai i kushtoi vëmendje të veçantë rastit. Pas një lufte të gjatë, beteja u fitua.

Dr. Kelly kërkoi që fatura e mjekimit t’i kalonte atij. Ai e shikoi faturën, shkroi diçka në cep të saj dhe e dërgoi në dhomën e pacientes.

Ajo kishte frikë ta hapte atë, sepse ishte e sigurtë se do të kalonte pjesën tjetër të jetës së saj për ta paguar të gjithën. Në fund të fundit, ajo ishte relativisht e varfër.

Më në fund ajo e hapi dhe në cepin e saj lexoi këto fjalë:

E paguar në mënyrë të plotë me një gotë qumësht.

-Dr. Howard Kelly.

4

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top