Lifestyle

February 6, 2018 | 19:54

Thonjtë e dimrit: ngjyra dhe dizenjo ku mund të frymëzoheni

Gri, kafe, bordo dhe e zezë: manikyri i errët nxjerr në pah një dorë elegante, por, duke iu përmbajtur një modeli me thonj të shkurtër dhe të rrumbullakosur, shik dhe plot shkëlqim për të qenë sa më joshës.

unghie-invernali

Është gjithmonë e vështirë të zgjedhësh ngjyrën e manikyrit. Sidomos gjatë sezonit të ftohtë, kur bordoja, gështenja, kafeja apo dhe nuancat e të zezës, ashtu si dhe plumbi, i japin hijeshi duarve. Këto nuanca të propozuara, janë një magjepsje që nuk del kurrë nga moda, madje tërheqin vëmendjen për mirë.

thonjPor cilat janë ngjyrat që shkojnë më së shumti? Grija, grija, dhe vetëm grija, në të gjitha dritëhijet e saj. Dhe më shumë se kurrë shkon gjatë stinës së ftohtë të dimrit.

Edhe ngjyrat e metalit qëndrojnë në krye të artit të thonjve, mbi të gjitha në variantet e arit dhe argjendit, por vetëm për dizenjo të vogla apo detaje që e zbukurojnë thoin.

smalto_grigio

Pikërisht, edhe e kuqja është shumë të dashur, e cila shkon përtej çdo perceptimi të përkohshëm. Ajo është në gjendje të ndriçojë çdo lloj dore. Nëse është shumë e shkëlqyeshme, ose mat, pak ka rëndësi, e rëndësishme është të gëzojmë kënaqësinë që fal një manikyr i tillë, unik!

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi DonnaModerna

manciure-blu-navy aesthetic-background-grunge-indie-favim-com-2874303 jessicawashick tendenza-nail-art-marrone-inverno-2017

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top