FB

July 7, 2021 | 8:23

T’i flasim fëmijës si bebe, apo me zë të plotë?

Tingujt dhe fjalët e para të fëmijës janë melodia më e bukur për prindin. Po ashtu dhe zëri juaj, i nënës, babit, vëllait apo motrës së tij, është melodia më e bukur për fëmijën tuaj.

Nga Klaudia Sinani, Logopede

Gjatë rritjes, fëmija juaj fillon të përdor fjalët e tij të para dhe është e kuptueshme, dëshira juaj e madhe  për t’i folur fëmijës me fjalë ‘bebe’, të cilat janë mjaft të lezetshme dhe i japin një formë tjetër lezetuese bisedës suaj me fëmijën.

E drejtë, tundimi është i madh dhe ndonjëherë i pashmangshëm. Por, fëmija mëson nëpërmjet jush, duke ju dëgjuar dhe imituar ju. Është e rëndësishme që fëmija juaj të dëgjojë formën dhe mënyrën e duhur të artikulimit të fjalës. Në fund të fundit ju po i modeloni se si ai/ajo do të flasë kur të rritet, se si fjala do të tingëllojë kur ta thotë sërish (mos korrigjoni, *MODELONI* ).

Zëvendësojeni të folurën bebe me fjalë të mirë artikuluara dhe me zë melodioz për të tërhequr vëmendjen e fëmijës suaj. Është instinkt i natyrshëm i yni që kur flasim me fëmijët, zëri ynë të bëhet më i butë, më i ëmbël e melodioz. Mos e ndryshoni këtë zë, modelojini fjalë të artikuluara saktë dhe kështu do ti jepni fëmijës suaj stimujt e nevojshëm gjatë rrugëtimit të tij drejt zhvillimit të të folurit dhe komunikimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top