FB

January 7, 2022 | 12:29

Tirana Eye Clinic: Së bashku për të mbrojtur dhuratën hyjnore të shikimit!

Tirana Eye Clinic është një institucion mjekësor që ofron cilësinë më të lartë të diagnostikimit, imazherisë dhe kirurgjisë okulare. Oftalmologë të subspecializuar nën drejtimin e Dr. Albert Lula dhe në bashkëpunim me teknikët dhe opticienët, punojmë së bashku për të mbrojtur dhuratën hyjnore të shikimit.

271041873_5256310107729971_4881442754293416583_n

 

Respektojmë standardet më të larta të profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësisë profesionale, të denjë për besimin që pacientët tanë na japin. Me respekt për njerëzit dhe përkushtim ndaj pacientëve tanë, një qasje shkencore thelbësore, inovative dhe lider, ne e vendosim shkencën dhe teknologjinë më të avancuar në shërbim të shëndetit të pacientit dhe cilësisë së jetës.

Në klinikën e syve “Tirana Eye Clinic”, kujdesi shëndetësor i ofruar nga mjekë të certifikuar ndërkombëtarisht, së bashku me përpjekjet e vazhdueshme kërkimore, ndërtojmë themelet për mjekësinë bashkëkohore të bazuar me prova në praktikën tonë të përditshme.

Misioni ynë është të ofrojmë kujdesin më të mirë të mundshëm dhe t’i trajtojmë pacientët ashtu si do donim të trajtoheshim nëse do ishim në vend të tyre.

Pranë klinikës sonë trajtohen një sërë patologjish që prekin syrin si: ambliopia (syri dembel), anomalitë refraktive, infeksionet okulare të çdo lloj natyre (bakteriale, virale, mykotike dhe parazitare), inflamacionet okulare (uveite me etiologji të ndryshme), glaukoma (tensioni i syrit); gjithashtu kryejmë të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale te segmentit anterior (pjesës së përparme) të syrit duke përfshirë: kalazion, kirurgjinë e kataraktës (perdes së syrit), kirurgjinë glaukomatoze, pterygiumin dhe blefaroplastikën (kirurgji estetike e kapakeve te syrit).

Ne besojmë në qasjen holistike sipas modelit të mjekësisë së Hipokratit, në të cilën trajtohet pacienti dhe jo sëmundja. Klinika jonë është e pajisur me aparaturat më të avancuara teknologjikisht dhe punon në mënyrë të koordinuar, duke mbuluar gamën më të gjerë të ekzaminimeve specifike për trajtimin e çdo patologjie të syrit.

271198120_1586391165092707_6965609459796202748_n 271092295_1296452374183270_3627904477128100756_n 271373644_318185016871919_4886921069332411310_n 271518650_457831799180165_5744269137475776511_n 271418433_631575411592295_231308725353562698_n

Tirana Eye Clinic

Adresa: “Rruga e Kavajës, Kompleksi Square 21, Tiranë

Cel: +355 (0) 68 20 32 132

Tel: + 355 (0) 4 452 6262

[email protected]

http://www.tiranaeyeclinic.com/

Facebook Tirana Eye Clinic

Instagram tiranaeyeclinic

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top