FB

July 19, 2022 | 10:10

Trajtimi i stresit post traumatik, një temë që flitet pak, por që ka nevojë të jetë në vëmendje për shkak të ngjarjeve që po përjetojmë çdo ditë!

 

 

Çrregullimi stresit post traumatik ka një tërësi simptomash/reagimesh patologjike të shfaqura pas përjetimit të një traume të madhe për individin. Secili nga ne, në jetën tonë mund të kalojë ngjarje traumatike, të cilat janë të mëdha për veten e vet ose për njerëzit e afërm. Kryesisht, situata të tilla frikësuese lënë pasoja në jetën e individit, sidomos në nivelin e mosfunksionimit në cilësinë e jetës. Ajo që shqetëson më së shumti individët që kanë ngjarje traumatike është:

-Ndjenja e fajit

-Pendimi

-Turpi

-Lodhje, etj.

Gjithashtu, mendimet më të shpeshta pas ngjarjeve traumatike janë:

‘po çmendem’; ‘ishte faji im’; ‘nuk mund ta përballoj më’; ‘pse më ndodhi kjo mua’, shumë mendime të tilla vetëfajësuese, katastrofizuese.

Nga Valentina Telhaj, psikologe këshillimi,

psiko-traumatologe EMDR.

psikoterapiste CBT

terapiste ABA,

Mp. Psikologji Ligjore

0-2

Ka shumë faktorë pse tragjeditë lënë ndikim të fuqishëm emotiv tek njerëzit. Së pari, tragjeditë e dëmtojnë besimin themelor që personat kanë për jetën, se jeta është e sigurt, ka kuptim dhe qëllim, pra dëmtohet mënyra si e shohim jetën nga këndvështrimi realist. Tjetër faktor janë tragjeditë që ndodhin papritmas, kështu personat nuk arrijnë t’i përshtaten shpejt situatës së re pa paralajmërim, duke u ballafaquar me atë që është e panjohur për individin. Një tjetër faktor është se pas çdo ngjarjeje traumatike individët e mbajnë “aktive” (alert) në kujtesë traumën, në mënyrë vetëmbrojtjeje, për t’u siguruar që nuk do t’i përsëritet e njëjta situatë, por kjo sjell rezultat negative për individët sepse mbeten me reagime post traumatike.

Po cilat janë disa nga simptomat për diagnostikim me çrregullim të stresit post traumatik?

1.Ndjenja sikur ripërjetojnë ngjarjen traumatike

.Kujtime intruzive, shqetësuese të ngjarjeve traumatike

.Ankthi i natës

.Ndjenja intensive e stresit kur kujtohet trauma

.Reaksione intensive fizike si pasojë e të kujtuarit të situatës me rrahje të shpeshta të zemrës, tension muskulor, probleme me gjumin

 

2.Shmangia dhe mpirja emocionale

.Shmangie prej aktiviteteve, vendeve, mendimeve dhe individëve të cilët na e rikujtojnë ngjarjen traumatike

.Humbje e interesimit për aktivitete dhe për jetën në përgjithësi

 

3.Alert psikologjik/ fizik

.Vështirësi për të rënë në gjumë

.Ngacmueshmëri dhe shpërthim i zemërimit

.Vështirësi në përqendrim

.Ndjenjë shqetësimi apo nervozizmi

 

Por cilët janë më të predispozuar për t’u prekur nga një situatë traumatike apo edhe nga çrregullimi i stresit post traumatik?

1.Përjetimi i drejtpërdrejtë i individëve që kanë kaluar trauma si: lufta, abuzimi fizik dhe seksual, rrëmbimi, torturimet, fatkeqësitë natyrore etj,.

2.Të qenit i pranishëm në një ngjarje traumatike.

3.Njoftimet nga të tjerët për një dëmtim serioz, aksident apo vdekja e papritur e një personi tonë të dashur.

0-3

Trajtimi i PTSD

Ka shumë trajtime të ndryshme për çrregullimin e stresit post traumatik, duke përfshirë:

-Terapia EMDR është njohur si një qasje psikoterapeutike dhe në vitin 2011 Administrata e Shteteve të Bashkuara për trajtimin efektiv të ankthit, depresionit dhe PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik). Që nga viti 2013 është përfshirë në rekomandimet e OBSH-së si psikoterapi e zgjedhur për trajtimin e PTSD tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit, dhe për të gjitha çrregullimet që lidhen me situatat stresuese.

-Terapia konjitive e sjelljes: Një terapist mund t’ju ndihmojë të mësoni mënyra më të mira për të përballuar ankthin tuaj dhe të punojë për t’ju ndihmuar të ndryshoni mendimet, ndjenjat dhe sjelljet tuaja të dëmshme. Terapia njohëse e sjelljes mund të bëhet një me një ose në një grup.

-Terapia e ekspozimit shpesh është pjesë e terapisë konijitive të sjelljes. Në ekspozim, ju udhëzoheni që të rivlerësoni gradualisht dhe me kujdes pjesët e përvojës për të punuar përmes traumës dhe të përballeni.

-Medikamentet nga mjekët psikiatër gjithashtu mund të jenë bashkëshoqëruese për trajtimin e menjëhershëm të PTSD.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top