Një nga frikërat më të zakonshme është frika nga kritika. Mund t’i frenojë njerëzit që të bëjnë atë që duan në jetë. Sepse duke duke dëgjuar negativitet që rrjedh nga goja e dikujt apo e-maili mund edhe t’ju lëndojë.
Por nëse doni të veproni në atë që me të vërtetë e doni, atëherë kritika është shumë e pashmangshme. Pra, çelësi është të mësuarit për të trajtuar atë në një mënyrë të shëndetshme. Duke vepruar kështu frika juaj do të zvogëlohet dhe do t’ju dëmtojë më pak nëse ju kritikoheni.
Hapi 1: Mos u përgjigjeni menjëherë. Kur jeni i zemëruar, i mërzitur, atëherë është koha për t’u qetësuar pak para se të përgjigjeni. Merrni të paktën disa herë frymë thellë ose pak kohë për të përpunuar mesazhin para se të përgjigjeni.
Hapi 2: Dëgjoni me të vërtetë kritikat. Mundohuni të qëndroni të hapur dhe të kuptoni se si ky mesazh mund t’ju ndihmojë. Pyesni veten: A ka ndonjë gjë që mund të mësoj nga kjo kritikë?
Hapi 3: Mos harroni se kritikat nuk janë gjithmonë për ju. Disa kritika janë të dobishme. Disa janë thjesht sulme. Për të pakësuar kërcënimin e një kritike të tillë përpiquni të jeni më mirëkuptues. Mendoni sa mirë mund të ndihet ai person për momentin.
Hapi 4: Përgjigju ose lëreni të shkojë. Ju mund të shtoni një pyetje ose dy për të marrë më shumë reagime specifike që janë të dobishme. Dhe në qoftë se ata nuk përgjigjen ose thjesht ju sulmojnë sërish është koha për ta fshirë dhe për ta lënë atë situatë të kalojë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.