Në fokus

June 30, 2018 | 13:19

Traumat në adoleshencë dëmtojnë zhvillimin e trurit

Adoleshenca, siç e dimë, është një nga periudhat më të vështira me të cilat përballen individët, derisa maturohen. Në këtë fazë lind më së shumti nevoja për liri, për të kërkuar hapësirën personale, për të bërë gabime dhe për t’u rritur duke mësuar prej tyre. Megjithatë, traumat në periudhën e adoleshencës mund t’i kushtojnë shumë dikujt edhe më vonë në jetë.

Kjo është demonstruar nga një studim i botuar në Raportin Shkencor dhe i kryer nga një ekip holandez. Hulumtimi ka vëzhguar për 20 vjet marrëdhëniet e fëmijëve me familjen, veprimtarinë e tyre në shkollë dhe marrëdhëniet ndërpersonale.

Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit studiuan dy periudha të veçanta të jetës: nga 0 deri në 5 vjeç dhe nga 14 deri në 17 vjeç. Doli në pah se ngjarjet traumatike që përjeton fëmija në periudhën e fundit ishin të lidhura drejtpërdrejt me një vonesë në zhvillimin e hipokampusit dhe korteksit parafrontal.

Përkundrazi, në qoftë se traumat u pësuan nga një fëmijë brenda pesë viteve të para të jetës, këto pjesë të trurit u rritën ndjeshëm.

Këto rezultate dëshmojnë se maturimi i trurit ndërmjet adoleshencës së mesme dhe të vonë është veçanërisht i ndjeshëm ndaj ngjarjeve të dëmshme personale dhe shoqërore, thanë ekspertë holandezë.

“Në mënyrë paradoksale, një fëmijëri e vështirë e bën trurin të pjekur, por nëse keni probleme gjatë adoleshencës, ju merrni efektin e kundërt”.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top