Mirëqenie

December 20, 2019 | 8:10

Tre hapat që duhet të ndiqni për të pastruar mëlçinë

Të gjithë duhet ta pastrojmë mëlçinë në mënyrë periodike. Mëlçia është një gjëndër e madhe e vendosur poshtë diafragmës dhe vendoset midis saj, zorrës së tërthortë dhe stomakut.

Ndër detyrat shumë të rëndësishme të mëlçisë janë: prodhimi i lëngut biliar, i domosdoshëm për tretje; prodhimi i proteinave plazmatike; rregullimi i koagulimit të gjakut; rregullimi i niveleve të aminoacideve në gjak; pastrimi i trupit nga toksinat. Kjo e fundit është ndër funksionet e saj më të rëndësishme. Mëlçia pastron rreth një litër e gjysmë gjaku në minutë, duke e çliruar atë nga toksinat.

Shumë shpesh ne nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur dhe në mënyrë funksionimi i duhur i saj rrezikohet nga stresi, droga, alkooli dhe ushqimi i dobët. Pa mëlçinë trupi ynë nuk mund të funksiononte, pra pastrimi periodik i tij është mjaft i rëndësishëm. Nëse kjo nuk bëhet herë pas here, mëlçia mund të mposhtet nga toksinat dhe të vuajë nga i ashtuquajturi “stresi i mëlçisë”.

Kur ta pastroni?

Testet periodike të gjakut mund të tregojnë ndonjë problem të mëlçisë. Nëse një grup i caktuar i enzimave është më i lartë, kjo është një shenjë paralajmëruese për mosfunksionimin e mëlçisë. Që do të thotë se është koha për ta pastruar atë.

Si ta pastroni?

Këto janë disa këshilla të dobishme për të pastruar mëlçinë: zvogëloni kaloritë për çdo vakt; eliminoni alkoolin; zvogëloni yndyrën; zvogëloni sasinë e kripës; bëni ecje në ajër të pastër; thuajini jo sheqernave të rafinuar dhe ushqimeve me niseshte; në mënyrë absolute nuk duhet të konsumoni ushqime të shpejta apo industriale; reduktoni konsumin e proteinave; shmangni abuzimin me drogën.

Aleat të mëlçisë janë: omega3, vitamina B6, vitamina C, vitamina E, magnezi, vitamina A. Marrja e ushqimeve që përmbajnë këto elemente do të thotë të ndihmosh mëlçinë.

Cilat janë ushqimet që pastrojnë mëlçinë?

Çaji jeshil, angjinarja, gjembaçi. Gjembaçi përmban silymarin, e cila ka efekte rigjeneruese, ndërsa angjinarja dhe çaji jeshil lehtësojnë sekretimin e lëngut biliar. Është thelbësore të pini të paktën dy litra ujë në ditë, por mbi të gjitha të pini në mëngjes, esëll një gotë ujë të ngrohtë me pak limon të shtrydhur brenda. Është një pije shumë pastruese që ndihmon mëlçinë.

Për sa i përket ushqimeve pastrues, lakrat, brokoli, qepët, rrepat, panxhari, rrepka, çikore dhe rukola janë të shkëlqyera. Gjithashtu të shkëlqyera janë farat e susamit dhe farat e lulediellit; bishtajoret, drithërat dhe perimet me gjethe jeshile, të cilat janë të pasura me magnez dhe ndihmojnë mëlçinë të pastrohet nga toksinat. I shkëlqyer është gjithashtu dhe asparagu, i cili përmban një sasi të mirë të vitaminës A, vitaminës E dhe fibrave të pastra.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top