Radiografi

December 20, 2019 | 8:11

ENT Clinic / Një histori suksesi

Nëse në botë flitet për kriza financiare dhe tkurrje të aktivitetit të bizneseve, nuk është domosdoshmërish e thënë që gjithçka të shkojë kështu. Sepse një klinikë estetike shqiptare si ENT Clinic sapo ka marr zgjerim, qoftë në metra katrorë sipërfaqe, po ashtu dhe në futjen e pajisjeve të reja tepër moderne, duke shtuar në këtë mënyrë dhe volumin e punës. Duke qenë se ENT Clinic i dedikohet së bukurës, edhe pacientët që trokasin në derën e saj i besojnë kirurgëve gjënë më delikate të mundshme, aparatin e fytyrës.

Por kjo nuk ndodh vetëm me pacientë nga Tirana, Durrësi apo rrethinat e tyre, por dhe nga Europa, Anglia dhe Franca, të cilët marrin avionin enkas për të zbritur në Rinas dhe një taksi të linjës “yellow” të rrëshqasin tek “Rruga e Dibrës”, për të ndaluar fare pranë Universitetit të Mjekësisë. Dhe e gjitha kjo sepse në Shqipëri, çmimet e ndërhyrjeve plastike janë më të lira se në Perëndimin fort të shtrenjtë. Por nuk është vetëm kjo. Surprizat vazhdojnë. Tanimë askush nuk qëndron gjatë në dhomat e shtrimit, të presë sa të hiqen penjtë e të ulen hematomat. Sepse pas një ndërhyrje me “teknikë të mbyllur”, pa prerje e pa shenja, rikuperimi i pacientit bëhet për një periudhë fare të shkurtër.

Rruga e kthimit, me taksi e avion, bëhet më e lehtë edhe nëse është fundjavë, të hënën evropiani i zonës Shengen që lëviz pa vizë në tokën shqiptare, sërish gjendet në vendin e punës, por këtë herë me një pamje mjaft të përmirësuar. E megjithatë, ajo çka i bën të ndihen edhe më krenarë shefat e kësaj klinike, është se pacientë që vijnë nga përtej kufirit, por dhe ata nga brenda vendit, akomodohen me rezultatin e pritshëm, duke u larguar me premtimin se përveç një kartoline elektronike mirënjohjeje, do të dërgonin nga vendi i tyre dhe një të afërm me qëllim të njëjtë: ndërhyrje estetike.

entPërshëndetje doktor Juli dhe Bledi. Ritakohemi sërish, këtë herë në ambiente të reja të ENT Clinic, që në fakt ka një domethënie për ju. Si erdhi nevoja e zgjerimit të ambienteve?

Zgjerimi i ENT Clinic vjen si një nevojë për shkak të kërkesës në rritje të pacientëve. Falë profesionalizmit të stafit ENT Clinic si edhe rezultateve pozitive, ENT Clinic tashmë është bërë një Brand i njohuri i kirurgjisë estetike jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Pranë saj janë operuar pacientë nga Anglia, Franca, Italia, Austria, etj. ENT Clinic e krijuar në vitin 2013, brenda pak viteve u bë një nga klinikat më të njohura të kirurgjisë estetike në vend. E zhvendosur në ambientet e reja në krah të Fakultetit të Mjekësisë, ndodhet në një ndërtesë moderne. Ambientet e reja shtrihen në një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë, e ndarë në 2 kate, që përmbajnë kabinete mjekësore, ku mund të kryhen vizita të ndryshme, kabinete të konsultave estetike, ku mund të kryhen trajtime të ndryshme si Filler, Botox, PRP.

ent2Departamenti i Kirurgjisë Estetike, në të cilin përfshihen salla operative me aparatura të teknologjisë së fundit bashkëkohore, si edhe dhoma të rehatshme për pacientët për t’i çlodhur dhe rimëkëmbur post operacionit. Departamenti i Kirurgjisë është një risi e teknologjisë së fundit, i cili përfshin ambiente komode të sigurta, por mbi të gjitha relaksuese për pacientët falë edhe instalimit të fototerapisë, sepse ajo çka është më e rëndësishme për ne është që interventi të mbetet një përvojë pozitive për pacientët.

Gjatë vizitës sime në ENT Clinic kam vënë re se pacientët pas operacionit të rinoplastikës janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, si edhe pa edema apo çarje. Cila është arsyeja që një ndërhyrje kaq komplekse si rinoplastika apo aurikuloplastika në klinikën tuaj duket kaq e thjeshtë?

Përvoja jonë shumëvjeçare në fushën e Otorinolaringoiatrisë. Njohja e mirë e funksionit dhe strukturave anatomike të hundës apo veshëve, na e bën më të lehtë kryerjen e interventeve me teknikat mini invazive. Rimodelimi i hundës në klinikën tonë, më së shumti përdoret me Tekniken e Mbyllur, pa prerje, pa shenja. Sa më mini invazive të jenë teknikat kirurgjikale, aq më i shpejtë bëhet rikuperimi post operator i pacientit. Gjithashtu, ajo çka është më e rëndësishme për ne, është se gjatë ndërhyrjes së rimodelimit të hundës, të kryejmë edhe funksionin e frymëmarrjes, pra septoplastikën.

Pra, një hundë estetikisht e rregullt, por edhe me një frymëmarrje të mirë. Rezultatet maksimale arrihen edhe falë bashkëpunimit të stafit, kirurg, anestezist, infermier, të cilët me eksperiencën e tyre shumëvjeçare, krijojnë një siguri maksimale për pacientin.

Kirurgu duhet t’i thotë jo disa pacienteve?

Ne besojmë se kirurgu duhet të jetë në gjendje t’i thotë jo disa pacientëve të veçantë. Ndonjëherë kërkesat për përmirësim janë të pamundura ose jashtë standardeve estetike. Kirurgjia estetike kërkon kosto të larta për të kryer një operacion të sigurtë, nevojitet një strukturë e përshtatshme, kushte sanitare specifike, materiale të përshtatshme si edhe sigurisht, personel i specializuar. ENT Clinic i plotëson të gjitha këto kushte, kjo është një nga arsyet e rritjes së besimit nga pacientet tanë.

Shkenca evoluon e padyshim dhe shërbimet apo trajtimet estetike. Cilat janë të rejat më të fundit në ENT Clinic?

Në ENT Clinic i dedikohemi të bukurës. Departamenti i Estetikës përfshin trajtime estetike, jo kirurgjikale, si: Filler për rritjen e volumeve, Botox për heqjen e rrudhave apo edhe PRP trajtime për rigjenerimin e lëkurës. Materialet që ne përdorim janë të teknologjisë më të fundit. Ajo çka është më e rëndësishme, është se janë të certifikuara nga FDA në Amerikë dhe Europë. Kjo bën që rezultati të jetë estetikisht natyral dhe që zgjat në kohë. Një kujdes të veçantë i dedikohet pacientit në konsultën për kirurgjinë estetike.

ent7

Pacienti paraqitet në Kabinetin e Kirurgjisë Estetike dhe gjatë kësaj konsulte, pyetet për arsyet e dëshirës për të ndryshuar hundën apo veshët. Gjithashtu, pacientit i merret një anamnezë e detajuar për gjendjen e tij shëndetësore. Një veçanti e kësaj konsulte është se falë një aparati të teknologjisë së fundit, portreti i pacientit skanohet me anë të I Padi dhe brenda pak minutash krijohet një vizualizim i rezultatit të mundshëm të pamjes së hundës pas operacionit. Kjo i jep pacientit një ide shumë të qartë të rezultatit të mundshëm dhe jo thjesht të bazohet në rezultatet e dikujt tjetër, sepse simulimi bazohet në portretin e fytyrës së vet pacientit.

Cila është teknika e fundit e rimodelimit të hundës pa tampona?

Një tjetër risi e ENT Clinic është një nga të rejat e fundit që realizohet edhe në klinikat estetike më me zë në Europë. Operacioni i hundës është një operacion mjaft kompleks, që kërkon jo vetëm një profesionalizëm shumë të madh, por edhe një aftësi artistike për t’iu përkushtuar edhe detajit më të vogël, sepse rikrijojmë një formë të re të hundës. Normalisht, pas një operacioni të rimodelimit të hundës, vendosen në brendësi të saj dy tampona, të cilët hiqen 24 orë më pas. Kjo e bën pak të vështirë, për pacientin të marrë frymë lirisht gjatë këtyre orëve. Me teknikën e re, Pa Tampona, këto tampona nuk vendosen më në brendësi të hundës dhe pacienti mund të marrë frymë më lirisht.

Cila është pika më e fortë e ENT Clinic?

Një nga pikat tona më të forta është edhe korrigjimi i rinoplastikave të dështuara në klinikat e tjera. Ky është një intervent mjaft impenjativ, sepse ndërhyrja e mëparshme në shumë raste ka shkatërruar strukturat anatomike si edhe indet e hundës. Por, vlerësimet pozitive të pacientëve tanë të kënaqur me rezultatin, mbushin postën tonë në instagram dhe kjo na jep përditë edhe më shumë forcën për të arritur rezultate edhe më të larta. Pasioni dhe përkushtimi në punën tonë na siguron vlerësimet më të larta nga pacientët tanë.

Një nga gjërat më të bukura të profesionit tonë është se kur pacientët e lumtur dhe të mallëngjyer shohin imazhin e tyre pas operacionit të reflektuar në pasqyrën e kabinetit të estetikës, të emëruar prej tyre si “Pasqyra Magjike e ENT Clinic”.

Çfarë shërbimesh mund të marrin konkretisht të gjithë të interesuarit në Ent Clinic?

Përveç shërbimit të kirurgjisë estetike si: rimodelimi i hundës, rimodelimi i veshëve apo blefaroplastika, pranë ENT Clinic pacientët mund të gjejnë të gjitha shërbimet që përfshijnë fushën e Otorinolaringoiatrisës, diagnostikimin dhe kurimin e patologjive si hundë, fyt, vesh.

  • Matje dëgjimi apo Audiograma, e cila është një aparat që kryen matjen e dëgjimit, dhe nëse pacienti ka probleme me dëgjimin, vendosen aparate dëgjimi bashkëkohorë si edhe estetik pothuajse të padukshëm, duke lejuar që pacienti të gjejë zgjidhjen, pa pasur problemin e mbajtjes së një aparati.
  • Nistagmografia është një aparaturë e teknologjisë së fundit, e cila me anë të një kamere na lejon të diagnostikojmë sindromën Menier, apo ndryshe marrjen e mendve, që vjen si pasojë nga veshi i mesëm.
  • Fibroskopia, aparat i cili shërben për diagnostikimin e sëmundjeve të hundës, laringsit, kordave vokale, sëmundjet e veshit dhe çdo ekzaminim regjistrohet në CD. Me anë të këtij aparati mund të diagnostikojë patologjitë e hundës si: deviacion i septumit, polipet nasale apo edhe adenoidi, mishi i huaj tek fëmijët.
  • Vizita si edhe Tonsilektomi, operacione të bajameve.
  • Vizita dhe operacione të veshëve me anë të një mikroskopi të teknologjisë së fundit. Departamentin e Estetikës Kirurgjikale të hundës, veshëve si edhe blefaroplastika (kirurgjia plastike e syve).

Turizmi i kirurgjisë plastike është në rritje në vendin tonë. Po pranë ENT Clinic ka një shtim të kërkesave që vijnë nga jashtë?

Me përparimin e teknologjisë, rezultatet pozitive të pacientëve tanë ndiqen nga më shumë se 90.000 ndjekës nga e gjithë bota. Gjithashtu, një nga portalet e kirurgjisë plastike të hundës zgjodhi një prej rezultateve para-pas të pacientit tonë, si ikonë të hashtagut të saj për një periudhë të gjatë kohore.

Në Shqipëri, çmimet e ndërhyrjeve plastike janë më të lira se në vendet e Europës, por ajo çka na bën më krenarë, është se këta pacientë të huaj i pëlqejnë rezultatet që ndjekin çdo ditë të pacientëve tanë dhe i shtohet një arsye më shumë, pse jo edhe me çmim shumë më ekonomik se në vendet e tyre. Vlerësimet dhe bashkëpunimi nga kolegët plastikë tanët, ndërkombëtarë, janë një tjetër sukses i ENT Clinic.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top