Nëse doni të zbuloni se, a është fëmija juaj i talentuar, duhet të dini këto 3 karakteristika:
Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr. Ilia S. Larti
Zhvillim i parakohshëm
Fëmijët e talentuar zhvillohen më herë se moshatarët e tyre. Hapat e parë në të mësuarit e gjërave janë shumë më të përparuar se sa mendoni. Gjithashtu, në aspekte të caktuara mësojnë më shpejtë se moshatarët e tyre, për shkak se e zotërojnë më shpejtë materialin që kanë për të mësuar. Termi “fuqia”, mund t’i referohet një fushe të caktuar të dijes si p.sh. gjuha, matematika, muzika, sporti etj.
Ai/ajo insiston se është duke i bërë gjërat vetëm
Fëmijët e talentuar i bëjnë gjërat në mënyrën e tyre. Nuk kërkojnë asgjë nga të rritur apo kërkojnë shumë pak ndihmë dhe janë shumë të pavarur. Ata janë kurioz dhe njohuritë që i marrin janë motiv për ta dhe një përparim. Fëmijët e tillë “problemet”, që mund të hasin i zgjidhin vetë dhe mundohen të gjejnë vetë mënyra për zgjidhjen e tyre.
Dëshirë për të mësuar
Fëmijët e talentuar janë të gatshëm të kuptojnë rëndësinë e aktiviteteve që tregojnë një talent të caktuar. Janë eksplorues intensiv dhe këmbëngulës, dhe kanë aftësinë për tu përqendruar dhe për të zotëruar aftësi të caktuara. Kombinimi i këmbëngulësisë dhe interesit për eksplorim në një fushë të caktuar është një kombinim fitues për të arritur gjëra të mëdha.
Cili është talenti juaj, ja si ta zbuloni..!?
Mund të duket si pyetje e lehtë, por, përgjigja e saj është vërtetë e vështirë. Prandaj është e rëndësishme të përcaktoni talentet tuaja të fshehura, jo vetëm për të qenë më të vetëdijshëm për to, por edhe për t’iu ndihmuar në zhvillimin e karrierës suaj. Në qoftë se arrini të përcaktoni talentet tuaja, do jeni më të aftë për të promovuar veten, të “shisni” aftësitë tuaja tek punëdhënësit potencialë.
Ja disa mënyra për të zbuluar talentin tuaj të fshehur:
1.Përcakto gjërat e thjeshta
Një mënyrë efektive për të identifikuar një talent të fshehur është të kuptosh çfarë gjëra konsideroni të thjeshta. Gjërat që iu duken të lehta, mund t’i bëni më mirë, pra do jetë një punë rezultateve. Qëllimi, në këtë rast, është të gjykoni mënyrën si e bëni këtë punë, efektivitetin dhe shpejtësinë në bërjen e saj. Në qoftë se iu ndihmon, mund t’i vendosni vetes një kohë limit për të “konkurruar” veten.
2.Zbuloni çfarë ju fal kënaqësi ?
Çfarë dëshironi të bëni gjatë kohës suaj të lirë? Çfarë ju ndihmon për tu relaksuar dhe për të shprehur më mirë vetveten? Në qoftë se ju pëlqen shumë muzika apo piktura, ndoshta këto mund të jenë edhe talentet tuaja..!
3.Ndiqni një test personaliteti !
Ekzistojnë shumë lloje testesh që përcaktojnë tipin e personalitetit të individit si edhe punën që i përshtatet më tepër bazuar në personalitet. Jepini një test dhe kuptoni më tepër rreth potencialit tuaj dhe mundësive të karrierës.
4.Dëgjoni të tjerët !
Ndoshta ju e keni të vështirë të kuptoni cilat janë aftësitë tuaja më të mira, por të jeni të sigurt që të tjerët arrijnë ta dallojnë këtë gjë te ju. Prindërit ose miqtë janë njerëzit më të mirë për tu pyetur lidhur me talentin tuaj të mundshëm.
Ndjekja e këtyre këshillave do t’iu ndihmojë të identifikoni atë që mund të bëni më mirë dhe t’ju drejtojë në rrugën e duhur të karrierës suaj. Në qoftë se aftësitë tuaja mund t’iu ndihmojnë të bëheni të suksesshëm, kultivojini dhe shikoni ku do t’ju çojnë ato..!
Nëse ti zbulon një aftësi të lindur e cila rrjedhimisht të përmbush dhe të jep kuptim për veten dhe botën, ti do të punosh me entuziazëm duke shfrytëzuar atë aftësi për të krijuar apo punuar në një fushë të caktuar. Dhe është pikërisht entuziazmi për punën, përmbushja që sjell një punë me kuptim ajo për të cilën njerëzit kanë nevojë dhe u mungon sot. Është kjo aftësi që do t’i jepte kuptim pyetjes: Për çfarë motivi zgjohesh në mëngjes?
Kujdesi i prindërve dhe mësuesve ndaj fëmijëve të talentuar
Kur flasim për zbulimin e talentit të fëmijës dhe nxitjen e imagjinatës së tij, si mësuesit, ashtu edhe prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje fëmijëve se, çka u pëlqen të bëjnë, si p.sh., cili është hobi i tyre, vizatimi, puna me numra, muzika, letërsia, etj. Ndihmoni ata të zhvillojnë këto aftësi në mjedisin ku mund t’i kryejnë apo avancojnë aktivitetet e tilla. Pra, merrni fëmijët tuaj në vende ku ata mund të mësojnë. Nxënësit mund të ndjekin edhe ndonjë kurs për të zhvilluar më tej talentin e tyre, gjë që në shkollë mund të mos ketë kohë dhe hapësirë të mjaftueshme për t’ju përkushtuar një talenti të caktuar. Si shembull po marrim prirjen për muzikë. Fëmijët me koeficient të lartë inteligjence në fushën e muzikës preferojnë një këndvështrim më të thelluar apo më të gjerë, për arritjen e nivelit virtuoz në këtë fushë. Si p.sh, ata mund të luajnë në një instrument muzikor, sikurse ata që kanë synime dhe ambicie që të bëhen këngëtarë të mirë e deri virtuozë.
Mësuesit gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet dhe arritjet e teknologjive të reja, të cilat mbase mund të ndikojnë në zbulimin e hershëm dhe identifikimin e talentit në mënyrë që më vonë nxënësit të orientohen në shkollimin parauniversitar e deri atë universitar, kështu ata jua lehtësojnë punën atyre duke i drejtuar apo këshilluara që të orientohen drejt prirjeve të identifikuara paraprakisht.
Kjo punë e kujdesshme dhe pasiononte e mësuesve do të ketë efekte mjaft pozitive, pasi nxënësit do ta kenë më të lehtë vendimmarrjen për studimet parauniversitare dhe universitare, dhe pa tjetër që do të ketë rezultate të larta dhe përfundimin në mënyrë më të suksesshme të studimet.
Tashmë jemi dëshmitarë se sidomos në vendin tonë, shumë të diplomuar ose mbeten pa punë ose nuk punojnë në profesionin e tyre. Midis të tjerash, kjo ndodh edhe për arsyen e mos zgjidhjes së profesionit, sipas prirjeve apo talentit të tyre. Është fakt se çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijët e tyre. Ne të gjithë duam t’i shohim pasardhësit tonë të rriten dhe të zhvillojnë aftësi të reja. Edhe pse shumica prej nesh e pranojnë se fëmijët tanë nuk kane gjasa të jenë si Ajnshtajni, po kjo, nuk duhet të na ndalojë që të zbulojmë se në çfarë fushe ata janë më të mirë..!? Pasi ta kuptojmë se fëmijët kanë shumë aftësi të ndryshme, atëherë ne mund të mendojmë për zhvillimin e këtyre aftësive, talentet dhe aftësitë për t`i përmbushur ato.
Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të talentuar, por jo të gjithë dinë si t’i zbulojnë aftësitë e tyre. Nëse fëmija është talent i lindur, ai do ta shfaqë këtë që në moshë të herët.
Kur fillon fëmija të shfaqë talentet e tij?
Nga mosha 2 deri në moshën 7 vjeç fëmija shfaq interesim të veçantë për një fushë të caktuar dhe kjo është koha e duhur që talentin ta kanalizoni në mënyrë të duhur.
Si mund t’i ndihmojë një prind vogëlushët e tij të talentuar?
Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, sidomos nëse fëmija ka një prirje të veçantë. Fëmijët kanë nevojë për përkrahje dhe mirëkuptim, prandaj asnjëherë mos lejoni që ambiciet tuaja të jenë para interesave të fëmijës. Më e rëndësishme është që fëmija në çdo moment të ndjejë përkrahjen e prindërve.
Grupet që kërkojnë konsiderata speciale nga mësuesit:
Vajzat, nxënësit me kulturë dhe gjuhë të ndryshme (diverse) dhe ata me të ardhura të ulëta kanë rrethana unike (gratë fitojnë 45% të titujve doktoralë, por vetëm një e treta e tyre janë në kimi, shkenca kompjuteri, matematikë, fizikë ose inxhinieri; gjysma e të gjitha grave janë si forcë pune, por vetëm 26 % e tyre kanë karrierë në shkenca dhe inxhinieri) (Shkencëtarët kanë zbuluar se vajzat e talentuara në matematikë kanë aftësi verbale të larta, e cila iu zgjeron mundësitë e karrierës së tyre të suksesshme. Ata kanë tendencën për të preferuar fushat e orientuara nga njerëzit si: mjekësia, juridiku, matematika, tej., në të cilat ato shkëlqejnë)
Mësuesit duhet të dinë sesi paragjykimet, steriotipet dhe mundësitë e reduktuara luajnë një rol në edukimin e këtyre nxënësve për të ardhmen.
Si zhvillohet inteligjenca dhe kreativiteti te fëmijët?
Kreativiteti tek fëmijët zhvillohet vetëm nëse u ofrojmë atyre ambientin e duhur ku ata mund të eksplorojnë talentet e tyre. Në të kundërtën ato do të humbin talentin e tyre.Prandaj fëmijëve duhet patjetër tu ofrojmë hapësirën e duhur që tu mundësojmë të paraqesin çdo lloj aftësie të tyre.
Në zhvillimin e ndjenjës sociale (empati), është e nevojshme që vet prindërit të jenë model me fjalët dhe vepra pozitive!
Zhvillimi i fëmijës është aq misterioz dhe kompleks sa që disa shkencëtarë i kushtojnë një jetë për ta studiuar atë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.