Lifestyle

October 29, 2020 | 10:19

Trendet e vjeshtës, kungulli nuk mund të mungojë në shtëpi

Mbreti i tryezës së vjeshtës, kungulli, për shkak të formës së tij të veçantë dhe ngjyrës së bukur portokalli në të gjitha variacionet natyrore, bëhet një burim i jashtëzakonshëm frymëzimi për orenditë dhe elementet e dekorimit për një shtëpi me një personalitet të fortë dhe të këndshëm.

Kungulli, një perime tipike vjeshte, përveç që është një ushqim i çmuar me shumë veti ushqyese, mund të jetë edhe protagonist në shtëpitë tona.

I përsosur si një pjesë qendrore, qëllimi i tij i vetëm është ta bëjë atmosferën e sezonit të ngrohtë dhe mikpritëse, një parathënie për ditët që gradualisht do të bëhen më të shkurtra dhe të ftohta. Ideal si një stendë lulesh, ai zbukuron oxhakun, raftet e librave dhe e bën hyrjen në shtëpi edhe më të këndshme.

Me ngjyrën e tij të bukur, nga e verdha intensive tek portokalli që kalon nëpër ngjyrë bezhë, ofron mundësinë e kombinimit me çdo pëlhurë: kombinimi perfekt me jastëkët e divanit, perdet, mbulesat e tavolinave dhe batanijet e buta që përkëdhelim veten kur temperaturat bien.

Nëse shtojmë se këto janë me të vërtetë zbukurime super të lira, mbetet vetëm të vraponi në treg dhe të mbushni karrocën me kunguj të të gjitha formave dhe madhësive, ku me pak imagjinatë, shtëpia do të ketë menjëherë veshjen e ngrohtë të vjeshtës.

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top