FB

April 20, 2022 | 12:27

Trendi i ri… A do të guxonit t’i vishnit sandalet me çorape këtë sezon?

“Mules” janë sandalet e preferuara të sezonit për shkak se nuk kanë rripa dhe e lënë kyçin tërësisht të zbuluar. Është një sandale jashtëzakonisht elegante duke qenë se e gjeni pothuajse në të gjitha ngjyrat, me tekstura të ndryshme dhe me taka të gjitha llojeve dhe lartësive të ndryshme. Për më tepër, i përshtatet të gjithëve dhe përshtatet pa vështirësi me shumë stile të ndryshme.

Megjithatë këtë vit, çorapja e shkurtër e kombinuar me “Mules” është tendenca absolute e pranverës dhe u shfaq nga vajzat e Javës së Modës në Paris.

Ndoshta çorapet shumëngjyrëshe janë vërtet shumë të guximshme dhe ndonjëherë i “vjedhin” pamjen sandaleve, por nga ana tjetër, e bardha është një zgjedhje e lezetshme që ruan elegancën dhe hirin e veshjes, ndërsa jep gjallëri.

Por a do të guxonit?

Burimi / https://www.balkanweb.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top