Studim

February 3, 2018 | 11:00

Tri gjëra që ju bashkojnë me vjehrrën tuaj

Ai, ajo dhe tjetra. Jo, nuk është e dashura dhe as ish e dashura. Shpesh, në brendësi të bashkëjetesës përballeni me një trekëndësh edhe më të vështirë dhe problematik. Mes çiftit është edhe një grua tjetër… vjehrra, nga e cila keni shumë për të mësuar. Ja se cilat janë tri gjërat që ju bashkojnë me vjehrrën tuaj…

motherinlawfb-1024x536

Pranoni faktin që mund të mësoni prej saj

Nëna tipike është ajo që shqetësohet së tepërmi dhe është shumë e dashur me djalin. Ajo do ta ketë me patjetër tendencën për të treguar se është më e mirë se nusja në gjithçka që bën. Ajo gatuan, lan, pastron, hekuros… E përse të hyni në një garë me të dhe ta humbni? Do të ishte më e mençur nga ana juaj të kërkonit ndonjë këshillë dhe të mësonit diçka prej saj. Filloni me gatimin e preferuar të partnerit. E kush më mirë sesa e ëma mund t’jua japë recetën?!

 

Kuptoni shijet e saj

Miqësia me vjehrrën arrihet edhe nëpërmjet gjesteve të vogla. Ajo shpesh ndihet e lumtur nëse merr për ditëlindje ndonjë dhuratë, të cilën e dëshiron prej kohësh. Pikërisht një gjest i tillë do ta bëjë të kuptojë se nusja interesohet dhe kujdeset për shijet e saj, se ka dëshirë dhe shpenzon kohë për t’i bërë qejfin.

 

Ndani pasionet e përbashkëta

Një ide shumë e mirë për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme është të gjeni mënyrën për të bërë bashkë diçka që ju pëlqen të dyjave. Dilni për të blerë diçka apo kujdesuni për lulet, nuk ka rëndësi. Rëndësi ka të gjeni një arsye për t’u takuar dhe të ndani pasionet e përbashkëta.

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top