Lifestyle

February 3, 2018 | 11:12

Naun Shundi, përvjetori i 59 i një artisti aktiv në skenën e Teatrit Kombëtar

Nga Orjona Tresa

Përvjetorë të gjatë e të plotësuar si në skenë ashtu dhe në familje. Është ky urimi për aktorin e nderuar të Teatrit Kombëtar, Naun Shundi, i cili shënon 59 vite të jetës.

Naun Shundin kam pasur rastin ta njoh kur punonim pranë ish-televizionit “Telenorba Shqiptare”, aty ku ai ishte njëri prej drejtuesve të emisionit “Shkruaje në akull” me autorë Jani Duri dhe Vangjel Kozma. Me humorin e tij të hollë, arriti të shquhej e të fitonte zemrat e një publiku të ri në rritjen e mediave të pavarura në vitet 2000.
Por unë kam pasur fatin ta njoh ca më herët, pikërisht falë roleve të tij në Teatrin Kombëtar, ku më ndodhte ta shihja më shumë se dy herë një shfaqje. Edhe pse e vogël, i mbaj mend shumë mirë rolet e aktorit. Për shembull, shërbyesin karizmatik e besnik të të zotit të tij, Petruços, në shfaqjen “Zbutja e kryeneçes”, apo atij të kolegut në punë të Marianës, Çezarit te “Natë me hënë”, pa harruar “Darka e të marrëve” apo “Darka e gabuar”, por edhe plot role që nuk zbehen kollaj nga kujtesa.
shundinaunprofileNaun Shundi i përket një brezi aktorësh për të cilin teatri ka qenë streha e bekuar. Aktor i mbi 60 roleve, përfshirë edhe filmin, ka preferuar të ruajë modestinë, duke zgjedhur veprën e tij si dëshmi të asaj për të cilën ai përkushtohet fort.
Njëherësh pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe regjisë artistike, ai është vlerësuar me çmime për të cilat jo fort është shkruar në media.
Naun Shundi lindi në Tiranë, më 3 shkurt të 1959. Në 1977 diplomohet regjisor në shkollën e Mesme të Kulturës. Në 1983 diplomohet aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Emërohet aktor në Teatrin Kombëtar. Në 1985 transferohet si regjisor në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri. Në 1986 rikthehet në Teatrin Kombëtar.
Në 1989 vlerësohet si Aktori më i mirë në Olimpiadën Teatrore për rolin më të Mirë, Jovan Bregu në “Pallati 176”.
1993-2000 emërohet Pedagog i mjeshtërisë së aktorit, regjisurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë, Akademia e Arteve.
1995 – Specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar Bukuresht dhe Katedrës së Regjisë në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Bukuresht.
Aktualisht aktor në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.
Rolet :
Ka kryer rreth 60 role prej të cilave mund të përmendim:
1983 – “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha, Dhimitër Pecani)
1989 – Linke – “Kryqi i Bardhë “ (Breht, Kumbaro)
1990 – Çezari – “Natë me hënë” (Budina)
1991 – Luixhi – “Zgjimi” (Marko, Budina)
1991 – Ezopi – “Ezopi” (Figereida, Pecani)
1992 – Aldo – “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri” (Fo, Kutali)
1992 – Shtefan – “Loja e Pushimeve” (Sebastian, Kutali)
1993 – Fando – “Fando e Lis” (Arrabal, Qiriaqi
1993 – Urani – “Zoti godet me putër” (Bezhani, Kame – Teatri Bylis-Fier)
1994 – Martin – “Këngëtarja tullace” (Jonesko, Qiriaqi)
1995 – Bepe, Damian – “Oportunesku” (Mushatesku, Manolesku)
1995 – Skulptori – “Tiranozauri” (Trebeshina, Kame)
1996 – Aktori – “Në katin e dytë është parajsa” (Bezhani)
1998 – “Kopshti me dallendyshe” (Babis Cilkiropulos, Kiço Londo – Teatri Kombëtar)
1999 – Doktori Arshambo – “Darka e të marrëve” (Kame)
“Frike dhe mjerim në rajhun e tretë” (Breht)
“Si e mposhta Musolinin” (Haqif Mulliqi)
“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur” (Breht, Publimedia)
“Shtrigat e Salemit” (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)
2006 – “Drejt perendimit”
2007 – “Kontrata” (Mrozhek)
2008 – “Fishkëllime në errësirë” (Spiro Duni)
Film i Fatmir Koçi-t, “Berberi”
“Darka e gabuar” (Fatos Haxhiraj)
“Zoopark” (Milto Kutali)
“Mysafiri i mallkuar” (Ilir Bezhani)
2010 –“Një tablo absurde” (Hysi, Milto Kutali)
2012 “Ëndrra e Ismail Qemalit” në rolin e Faik Konicës (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)
2012 – “Henry IV (Globe to Globe, World Shakespeare Festival 2012)
2014 – “Liri në Bremen” (Fassbinder – Teatri Kombëtar)
2016 – “Tri Motrat“ (Teatri Kombëtar)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top