Këshilla & Arsye

October 23, 2020 | 13:58

Tri gjërat, të cilat pa e kuptuar dobësojnë imunitetin tonë

Ne të gjithë përqendrohemi në forcimin e imunitetit tonë për të shmangur sezonin e ftohjes dhe gripit, kjo është edhe më e rëndësishme me pandeminë e vazhdueshme. Por, cilat janë mënyrat që pa e kuptuar mund të dobësojnë imunitetin?

Për këtë, Rand McClain, zyrtari kryesor mjekësor i hulumtimit të qelizave jetësore të shëndetit, ndau disa nga fajtorët më të mëdhenj të rënies së imunitetit që të gjithë duhet të sigurohemi që t’i shmangim.

Ushtrimi i tepërt

Ju mund të mendoni se përqendrimi në palestër do t’i japë trupit tuaj avantazhin e duhur për të kapërcyer çdo sëmundje, por Dr. McClain thotë se kjo mund të kthehet në kundërveprim. “Shumë njerëz janë marrë më shumë me palestër gjatë COVID-19, gjë që është e shkëlqyeshme, pasi dihet që mbipesha ju vë në rrezik më të lartë për komplikime nga ky virus dhe krijon probleme të tjera shëndetësore në përgjithësi”, shpjegon ai.

Një studim i fundit nga Mbretëria e Bashkuar e mbështet këtë dhe rekomandon ushtrime të rregullta, me intensitet të moderuar, si një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndihmuar trupin tuaj të shmangë çdo virus. Ata sugjerojnë aktivitete të tilla si ecja, vrapimi ose çiklizmi, për rreth 30 minuta në ditë. Dhe, sigurisht, mbajtja e distancës shoqërore.

Shtimi i peshës

Nga ana tjetër, McClain paralajmëron: “Njerëzit kanë përgatitur më shumë vakte në shtëpi, të cilat mund të jenë më të shëndetshme sesa të hahet jashtë, por kalimi i kohës në shtëpi gjithashtu mund të çojë në ngrënie gjatë gjithë ditës”.

Gjumë i dobët

Ne të gjithë e dimë se gjumi është një pjesë thelbësore e shëndetit tonë të përgjithshëm, por McClain thekson disa arsye për t’u siguruar që të flemë mjaftueshëm. “Mos fjetja e mjaftueshme mund të zvogëlojë djeshmërinë tuaj ndaj insulinës dhe pasi ndiheni të lodhur, mund t’ju bëjë të hani ushqime jo të shëndetshme dhe të konsumoni më shumë sheqer dhe kafeinë për të rritur energjinë tuaj gjatë gjithë ditës”, shpjegon ai. Mungesa e gjumit gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion kronik që është si një “bllokim trafiku i sistemit imunitar”.

Sigurohuni që të mbani në mend këta mbrojtës imuniteti edhe pasi të ketë kaluar sezoni i pandemisë, ftohjes dhe gripit, në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm gjatë gjithë vitit!

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top