FB

December 26, 2023 | 7:21

Tri hapa për të respektuar hapësirën e partnerit

Përse shpesh e kemi të pamundur të kuptojmë arsyet që e shtyjnë partnerin të kultivojë interesat e veta? Në këto raste është e nevojshme të mundohemi të vlerësojmë lidhjen me objektivitet. Kur jemi të pakënaqur nga cilësia e momenteve të kaluara me partnerin, është shumë më e thjeshtë të respektojmë hapësirat e tij. Shpesh frustrimi që ndjejmë kur qëndrojmë vetëm në shtëpi, rrezikon të shkatërrojë edhe momentet e kaluara së bashku. Nëse ndjejmë një parehati kaq të madhe, mund të ketë ardhur momenti të kërkojmë mënyra të reja për të qëndruar së bashku. Kërkoni stimuj të rij për t’i futur në marrëdhënie. Kjo është një mënyrë për të pasuruar momentet që ndani bashkë. Si të gjeni ekuilibrin e duhur për t’u ndjerë mirë me veten dhe me partnerin? Lexoni këshillat e mëposhtme…

1. Përmirësoni cilësinë e momenteve në dy

Mundohuni të pyesni veten mbi cilësinë e marrëdhënies suaj. A i kushtoni mjaftueshëm kohë interesave të përbashkëta? Provoni t’i propozoni partnerit gjëra që të jenë vetëm tuajat, që t’i ndani së bashku. Shkoni në kinema, shihni një shfaqe, shkoni në palestër… Idetë mund të jetë të shumta. Në këtë mënyrë do t’ia dilni të jetoni në harmoni edhe momentet kur partneri është i përkushtuar me pasionet e tij.

 

2. Kuptoni arsyet e partnerit

Provoni për një çast të vini veten në vend të partnerit. Do të hiqnit dorë nga gjërat që ju pëlqen të bëni? Mundohuni të hyni në sintoni me të dhe, për shembull, pyeteni përse i pëlqen kaq shumë të luajë futboll me miqtë. Duke i bërë këtë pyetje do të mund të kuptoni se sa rëndësi ka për të ky aktivitet. Kujtoni, veç të tjerash, arsyen se përse e keni zgjedhur si partner të jetës. Nuk ju ka pëlqyer edhe për interesat që ka?

 

3. Jepini hapësirë interesave tuaja

Cilat janë pasionet tuaja? Çfarë ju pëlqente të bënit para takimit me të dashurin tuaj? Rizbuloni interesat që i keni lënë pas dore dhe mundohuni të jeni të hapur edhe ndaj njohjeve të reja. Kjo sjellje, përveç se rigjallëron vetëbesimin tuaj, do t’i bëjë mirë edhe marrëdhënies në çift, duke ju ndihmuar të gjeni argumente të reja bashkëbisedimi dhe stimuj të rinj.

Përgatiti: Manjola EREQI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top