Marrëdhënie

November 10, 2018 | 9:16

Tri përvojat e jetës që e shtyjnë mashkullin të tradhtojë

Shpeshherë është ide e mirë ta parashikoni të ardhmen thjesht duke analizuar të kaluarën. E njëjta gjë vlen nëse jeni duke u shqetësuar nëse mund t’ju tradhtojë partneri – duke i analizuar përvojat e mëhershme, zakonet dhe historinë e lidhjeve ju mund ta kuptoni atë më mirë, e gjithashtu edhe lidhjen që do keni.

Ndonëse nuk ka parashikues të sigurt të tradhtisë, shenjat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë:

Është rritur me prindër tradhtarë

Nëse partneri juaj është rritur me prindër të cilët kanë tradhtuar, atëherë të njëjtën gjë mund t’ua bëjnë juve pasi u duket normale.

Ka tradhtuar edhe më parë

Nëse partneri ka tradhtuar edhe në të kaluarën, atëherë ky është indikator i fortë se do të tradhtojë prapë – kjo vlen edhe më shumë nëse nuk është penduar për gabimin e vet.

Nuk është mësuar si të ballafaqohet me konflikte

Për shumë njerëz, tradhtia është mënyrë e lehtë për t’u ballafaquar me konfliktet dhe situatat e tjera të vështira, në vend se të tregojnë veten ose ta zgjidhin problemin me partnerin. Kështu, nëse partneri i shmangë konfliktet me çdo kusht, duhet të keni kujdes.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top