Në fokus

November 14, 2018 | 10:14

Dashuria mbetet lënda djegëse më e madhe e jetës

Të mësuarit është një proces që zgjat gjatë gjithë jetës. Përvojat e lumtura ndërlidhen me ato të dhimbshme dhe pikërisht këto janë përpjekjet për të gjetur një mënyrë për t’u ndjerë në paqe me veten dhe me botën. Ky moment kur kupton se ke kryer “një gabim të madh dhe të paharrueshëm”, mund të jetë një pikëpamje në jetën tënde. Një nga dëshirat më të mëdha është gjetja e ekuilibrit dhe paqes.

Pas fazës së hulumtimit, pasigurisë, nxitimit dhe padurimit, sot me të vërtetë kërkoni qetësinë e zemrës tuaj. Kjo është arsyeja pse duhet reduktuar intensiteti pritjeve dhe përpiquni të mos ndiheni të lënduar nga ajo që nuk mund ta kontrolloni. Reciprociteti, dashuria, vëmendja, miqësia dhe konsiderata, janë të pakontrollueshme.

Më së shumti ajo që mund të bëni është të mbroheni. Mos rrezikoni të lëndoheni. Mësoni të mbroni dobësinë tonë. Mësoni të doni.

Sa herë jeni ndierë të zemëruar me veten sepse keni hapur zemrën për ata që nuk e meritojnë? Sa herë keni shprehur keqardhje për mirësinë, dëgjueshmërinë dhe bujarinë ndaj atyre që nuk janë shqetësuar kurrë për ju? Dhe sa herë keni humbur kohën tuaj duke ushqyer marrëdhëniet e njëanshme, duke u përpjekur të jeni të sjellshëm, të kujdesshëm dhe të dashur me ata që nuk janë kujdesur kurrë për ju?

Nuk është çështje e forcimit të zemrës tuaj dhe të lini mënjanë ëmbëlsinë dhe delikatesën, por të mësoni të ndani shapin nga sheqeri. Filloni të jeni më të dashur me veten dhe mësoni të dalloni atë që meriton konsideratë nga atë që duhet injoruar. Shumë herë bëjmë gabime. Investojmë kohë dhe vëmendje tek dikush që e konsiderojmë të veçantë, me sigurinë se herët a vonë do të na kthehet. Paramendojmë fundet e përrallave, ne i propozojmë iluzionet tona njerëzve që janë krejtësisht të ndryshëm nga ne, ne besojmë në atë që është joreale dhe në këtë mënyrë vijnë zhgënjimet.

Por askush nuk është imun ndaj iluzionit; thjesht sepse dashuria, edhe nëse është një rrezik, mbetet lënda djegëse më e madhe e jetës. Asnjëherë mos prisni asgjë në këmbim. Mos prisni reciprocitet. Mos prisni shpërblime për atë që dhuroni falas. Bëni atë që dëshironi, jepni atë që doni të jepni, por mos krijoni iluzione dhe pritshmëri, mos prisni të shihni që t’ju njihet mirësia.

Një zemër e mirë do t’ju bëjë më të mirë, por nuk do t’ju sjellë duartrokitje dhe njohje. Pra, jini të kujdesshëm, kujdesuni për veten. Mos vendosni nevojat e të tjerëve para nevojave tuaja. Shumë shpesh nuk ia vlen. Gjithmonë kujtohuni se nuk duhet të jeni të dobishëm për t’u dashur; ai që vërtet ju pëlqen, ju pëlqen për atë që jeni.

Për të qenë i qetë, mëso të duash veten, të jesh një mik i vetvetes tënde më të thellë. Mjaft kërkove më shumë nga vetja, duke dashur përsosmëri. Respektoni kufijtë tuaj dhe mbi të gjitha, lini pas ata që keqtrajtojnë zemrën tuaj.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / incampagna.piccolestorie.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top