Posta

November 8, 2019 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Si ta përballoj vetminë?

 

Jam një studente nga Korça dhe prej 1 viti jetoj në Tiranë, pasi studimet e larta vendosa t’i kryej në një nga universitetet private në kryeqytet. Në fakt, viti i parë i studimeve nuk ishte i lehtë… jo vetëm nga ngarkesa mësimore, por largësia nga familja më ka munduar shumë. Kam miq dhe shoqëria në Tiranë mbush një pjesë të mirë të ditëve të mia por, kur e mendoj se viti i ri akademik po afron, ndihem e trishtuar. A mund të më ndihmoni se si të veproj që ky vit të jetë ndryshe nga viti i parë? Faleminderit, D.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

E dashur studente, nuk është e lehtë të lësh shtëpinë dhe të studiosh larg. Por, mos harroni qëllimin për të cilin keni ardhur në Tiranë. Nëse keni ambicien që të studioni në Tiranë dhe të përfitoni nga çfarë ju ofron edukimi i lartë, atëherë, gëzohuni çdo ditë që po ia arrini dhe lavdërojeni veten që keni arritur deri këtu. Bravo!

Nëse ka momente që ndiheni e dekurajuar, e vetmuar dhe në vështirësi, duhet t’ia krijoni vetes mundësinë për t’u përfshirë në aktivitete sociale. Ato janë shumë të rëndësishme dhe i japin mjaft gëzim ditës.

Shkoni të pini diçka me miq gjatë javës; gatuani diçka për një shoqe dhe ftojeni për darkë; organizohuni me miq, që të ngrini një grup libri, ku lexoni secili të njëjtin libër dhe e diskutoni së bashku në një takim të posaçëm… Mund të krijoni shumë ide grupesh, të cilat mund të zhvillojnë ditën tuaj…

Shumë shpejt do të kuptoni se sa shumë rrugë keni bërë dhe se si jeta juaj ka ndryshuar. Do ta vlerësoni më shumë familjen por, mbi të gjitha, do të vlerësoni veten për pavarësinë që keni arritur. Merrni zemër dhe vazhdoni rrugën e nisur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top