Mirëqenie

December 14, 2017 | 9:06

Trupi ynë është i mbushur me toksina, mësoni disa forma të pastrimit

Metalet e rënda dhe toksinat, gjenden me shumicë në trupin tonë. Efektet e tyre nuk janë aspak të mira. Ka spekulime edhe për prezencën e metaleve të rënda në vaksina (shumë studime që  mbështesin ose jo), por është mirë të dimë, se zgjidhja qëndron tek piruni. Çështja është se këto toksina, nuk do dalin vetë nga trupi nëse ne nuk ndihmojmë. Për këtë, preferohen detokset. Ja disa forma të pastrimit të metaleve të rënda nga trupi ynë;

metale
1- Banjo detoxi me kripë Epsom (e gjeni edhe në farmaci) me zendocrine (vaj esencial i bërë me rozmarinë, majdanoz etj) që shërbejnë për pastrimin e trupit dhe largimin e helmeve jashtë.

2- Hudhra, e vërtetuar që pastron metalet e rënda. 3 thelbinj çdo ditë.

3- Silika i marrë nga thekra, elbi, tërshëra dhe elbi, vaji ose çaji i bishtit të kalit. Silika nxjerr aluminin nëpërmjet urinës.

4- Pini shumë ujë.

5- Merrni shumë potassium dhe vitamin B1 duke konsumuar avokado, banane, fara kungulli etj.

6- Chlorella, njeh metalet që i duhen trupit dhe ato që nuk i duhen, i nxjerr jashtë (kujdes kur ta blini edhe këte si spirulina. Mos merrni format e hapura qeëi marrin, i fusin në kuti të vetat dhe i vendosin logo gjasme natyrale. Nëse spirulina dhe chlorella nuk jane nga burime të pastra, dëmtojne rëndë trurin)

7- Probiotikët nga perimet e fermentuara (turshitë) dhe kombucha apo kefir, rrisin bakteret e mira në stomak

8- Majdanozi, largon metalet e rënda nga truri. Për 2-3 javë shtoni një lugë çaji me majdanoz të grirë në çdo vakt

9- Omega 3, vaji i melçisë së merlucit, riparon qelizat dhe mban trurin e shëndetshëm./Mësimet e Diolës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top