Në fokus

September 4, 2017 | 16:03

“Tungjatjeta…jetë” festival për Rininë 2017 / Mesazhi: më shumë shpresë për fëmijët me aftësi të kufizuara

Tungjatjeta Bruna!

“Shtatzënia shkoi shumë mirë, edhe muajt e parë mirë, nuk kuptuam gjë. Kur bëri 1 vjeç thoshte “ma”,ba”… kaq. Pastaj i la fjalët. Unë i flisja, ajo nuk kthente përgjigje. As nuk dëgjonte”, tregon Mimoza, e ëma e Brunës, vajzës së tretë të familjes.

Pas betejës për të pranuar realitetin e vështirë, prindërit e dërguan në Tiranë. “Mjekët na thanë për skaner dhe ezhe, por ne nuk kishim mundësi, nuk kishim para”, – tregon e ëma.

jeteMë pas, kur Bruna ishte 4 vjeçe, u diagnostikua me çrregullime të spektrit të autizmit. Vetëm para 3 muajve ajo filloi të merrte shërbimet që i nevojiteshin. Bashkë me të ëmën shkojnë te qendra e shërbimeve të specializuara në Librazhd. Atje bën terapi logopedie. “Goca ka përmirësime. Ka filluar lëshon tinguj. Sikur të fliste e të bëhej e zonja e vetes! Kaq dua. Se kur mos të jem unë, kush do kujdeset për gocën?, rrëfen Mimoza.

Bruna është mikesha e të gjithëve në lagje. I pëlqen të luajë me fëmijët e tjerë, me qenin që kanë pas shtëpisë dhe të mbledhë fruta në pemë.

Histori të tilla dëgjojmë çdo ditë. Kjo ngase burimet e informacionit, mediatizimi i rasteve dhe thirrja për ndihmë të ardhurash në rrjetet sociale e ka ndërgjegjësuar më shumë komunitetin. Në kuadër të një sensibilizimi në masë, “World Vision” e ka bërë edhe më interesante tematikën, duke e ngritur në një festival vlerash, prej nga dita e sotme starton me një aktivitet të veçantë.

jete1

Ekspozita fotografike “Thesaret e Qytetit” hap organizimet e Festivalit të Rinisë për Drejtësinë Sociale. Përmes një qasjeje artistike në Pazarin e Ri, programi social “Tungjatjeta… jetë” do të sjellë portrete të fëmijëve me aftësi të kufizuara, realizuar nga fotografi Bevis Fusha. Ato përçojnë jo vetëm mesazhe të forta, por edhe emocion, shpresë!

Ambasadoret e World Vision, Arlinda Çausholli e Luiza Gega dhe këngëtarët Kamela Islamaj, Orgesa Zaimi e Vitmar Basha do të janë protagonistët e këtij sipari mbrëmjen e sotme në orën 19:30  në Pazarin e Ri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top