Në fokus

November 14, 2020 | 8:23

Turma dhe parimet! O njeri, mos e humb dhe mos e shit karakterin për t’i pëlqyer turmës gënjeshtare

 

Sot në një botë të lirë dhe demokratike, të mos jesh turmë duhet të gjunjëzohesh, të heshtësh, të mbetesh si memec, kur ke gojë dhe shumë për të dhënë!

PhD.Donila PIPA

PhD.Donila PIPA

Sot në një botë të lirë ku dinjiteti njerëzor është vlerë dhe kudo flitet për trajtim të barabartë si qenie njerëzore, kur s’je me turmën, je vetëm!

Sot  kur vlerësohet inovacioni, kreativiteti  dhe puna në grup, në qoftë se nuk je me turmën, je e përjashtuar!

Por, SOT, të  kesh parimet e tua, vlerat e tua, të besosh tek shteti i së drejtës, është vlerë, pasi turma mund të të gjunjëzojë me intriga, me thashetheme, por edhe kur të gjunjëzon nuk të mund dot, pasi betejat fitohen nga ata që besojnë tek e drejta dhe parimet!

Turmat janë si delet, zgjidhni ose  lidera të mirë ose modele që të ecim përpara me dinjitet, humbin luftëra por jo beteja, sesa të bëheni turmë e një imorali mendimesh, faktesh dhe përfitimesh!

Jeto duke menduar që nesër ti përsëri do të jesh vetvetja, ajo që ke mësuar dhe të ka edukuar me shumë dashuri dhe respekt familja, shkollimi që ke marrë dhe mos humb dhe mos shit o njeri karakterin për t’i pëlqyer turmës gënjeshtare!

download

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top