FB

April 14, 2021 | 8:51

Turp se je i vogël, e turp se je i madh!

 

 

Trysnia deri në vetëfajsim e idesë se është turp, e ka përndjekur kulturalisht edukimin e fëmijës. Fraza “mos se është turp” para një të rrituri, e “mos se je i rritur tani dhe është turp”, nuk ka munguar në kritikën dhe moralin e prindërve dhe të rriturve inponuar fëmijës. Duke i rënë shkurt rrugës për të orientuar fëmijën, turpërimi është përdorur pa kursim me idenë e asaj që, fëmija duhet apo nuk duhet të bëjë.

besmiriNga Besmir Guri, psikolog

Kulminacioni i turpërimit, ngulitur si horror në psikologji, është ideja se çfarë mund të thonë të tjerët.

Kjo skemë mendore, jo vetëm që nuk e ndihmon edukimin siç synohet, por në shumë raste e dëmton fatalisht zhvillimin emocional. Turpërimi i fëmijës mund të përkthehet: të stepesh se nuk ke të drejtë, të druhesh në vetëvlerësim, të ndrydhësh emocionet, të kesh frikë nga gjykimi, të mos ndihesh i lirë për të vepruar… vetëm se i rrituri të ka treguar tabelën ku shkruhet TURP.

Nga praktika ime, kam hasur persona me çrregullime ankthi, ku një nga zanafillat ka qenë turpi fëminor. Veçanërisht fëmijëve me temperament të mbindjeshëm që u është mbivendosur me diktat edhe ndjesia e turpit, ju është shtruar rruga për t’u bërë ankthioz.

Raste që kanë turp të flasin deri në ankth social, si pasojë se nuk janë ndjerë asnjëherë plotësisht të lirë për t’u shprehur… madje as në familjet e tyre!

Në këto raste, turpi i mbetet kultivimit të tij.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top