Dëshmi

June 28, 2018 | 19:41

U buzëqeshte çdo ditë në universitet, studentët i dhurojnë pastruesit çekun me para! (VIDEO)

Studentët e Universitetit Bristol kanë mbledhur një shumë prej 1.500 paund për një pastrues shumë të dashur në ambientet e tyre. Ai erdhi në Britaninë e Madhe në vitin 1967.

pastruesiHerman Gordon, i admiruar nga studentët për qëndrimin e tij pozitiv dhe buzëqeshjen e vazhdueshme, u përfshi nga lotët pasi pa studentët duke i dorëzuar dhuratën me para. Ai tha se: Kurrë nuk kam parë kaq shumë para në jetën time. Do negocioj me një agjenci udhëtimi për të bërë udhëtimin që dua.

Një fqinj i z.Gordon tha se ai nuk i kishte parë të afërmit që kur ishte larguar nga Xhamajka. Kishte mall veçanërisht pë xhaxhain e tij George.

Më shumë se 230 studentë dhuruan të holla për të. Paratë u mblodhën nëpërmjet faqes JustGiving për të financuar një udhëtim njëjavor për Gordon dhe gruan e tij për të vizituar familjen në Xhamajka. Statusi i të rinjve në faqen e dhurimit u shoqërua me shkrimin: Ai është mishërimi i lumturisë‘.

pastrues1

Studentët e pyetën 60-vjeçarin se për çfarë do t’i shpenzonte paratë. Gordon mori zarfin, shpërtheu në lot dhe ashtu në emocione tha se ky është një gjest që e bën të besojë ende. Ai u tha se dëshironte të shkonte në Xhamajkë, nga mallin për vendlindjen. Ai u largua prej andej në moshën 15-vjeçare, për të mbërritur në Britani të Madhe në vitin 1967 si pjesë e brezit Windrush.

pastrues2

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://www.dailymail.co.uk/news/article-5896591/Bristol-Universitys-cleaner-given-1-500-students-says-shaking-shock.html#v-5842094400344966652

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top