Vilma Dule, tashmë përfaqëson femrën shqiptare me karakter të fortë që ka mundur të përballojë sfidën më të rëndë që i ka sjellë jeta, sulmin me acid rreth 4 vite më parë.
30 vjeçarja është rikthyer mjaft aktive në rrjete sociale pas 4 vitesh, e gjithmonë përpiqet të përcjellë mesazhe motivuese për ndjekësit. Këtë herë Vilma ka marrë pjesë në Muzeun e Femrave Artiste në Washington, me tematikë dhunën ndaj grave. Në këtë takim ajo ka treguar si ka mundur ta fitojë lumturinë pas sulmit.
Postimi i Vilmës:
Mirëmbrëma Luftëtarë, si jeni?
Sot, Muzeu i Femrave Artiste ne Washington u vesh me rozë për të folur për dhunën ndaj grave.
Mesazhet që shihni janë të shkrujtura nga njerëz të ndryshëm që i përgjigjen pyetjeve në lidhje me këtë tematikë.
Unë ju përgjigja pyetjes:
Si femër, si arritët të fitonit lumturinë mbas dhunës që keni përjetuar?
Përgjigja ime ishte kjo:
Duke reaguar. Duke zgjedhur të mos ndihem kurrë më viktimë në jetën time.
Pasi përgjigja më e mirë ndaj dhunuesve të mi ishte që unë të vazhdoja të luftoja për jetën time, për të rindërtuar fytyrën time të djegur dhe për të shëruar shpirtin tim të vrarë.
Asnjë dhe askush s’mund të ndalojë një grua që nuk dorëzohet kurrë.
Duhet të flasim për dhunën ndaj grave dhe në Shqipëri, dhe jo vetem kur ndodh diçka e keqe por çdo ditë.
Dhe mos harroni vetëm një burrë i vogel mund të dhunojë një femër për t’u ndier më i madh apo më i fortë.
Përqafime Luftetarë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.