Këshilla & Arsye

November 14, 2018 | 9:43

Ujë me limon në mëngjes: 5 zëvendësuesit ideal të tij…

Ne të gjithë e dimë se pirja e një gotë uji me limon në mëngjes është një ilaç i shkëlqyeshëm natyror për shëndetin tonë, disa nga përfitimet që sjell ky zakon janë: lëkurë më e re dhe më e ndritshme, humbet peshë më lehtë, përmirësohet tretja dhe procesi i zorrëve, gjithashtu forcohet sistemi imunitar; por nëse pas disa javësh (ose muajsh) jeni lodhur nga kjo rutinë, pse të mos përpiqeni ta ndryshoni, pasi ka alternativa të shkëlqyera që premtojnë rezultate ndoshta edhe më efektive dhe të habitshme.

Ja disa nga alternativat më të mira të gotës së ujit me limon.

Një gotë kolagjen. Alternativa e parë për gotën e ujit me limon është një gotë kolagjen (të njëjtën gjë bën dhe Jennifer Aniston).

Sipas një studimi të botuar në ‘Journal of Cosmetic Dermatology’, gratë që marrin çdo ditë një pije me bazë kolagjenin e hidrolizuar përmirësojnë pamjen e lëkurës pas vetëm tetë javësh. Në fakt, kolagjeni është molekula që i jep strukturë dhe elasticitet lëkurës dhe nëse e pimë, ne stimulojmë prodhimin e saj.

Uthull molle. Alternativa e dytë është që të merret një lugë gjelle uthull molle njësoj siç bën Kourtney Kardashian, kjo duket se bën mrekulli për lëkurën.

Nënprodukte të qumështit në vend të ujit me limon. Edhe fermentet laktike premtojnë rezultate të mëdha për lëkurën, si dhe për rregullsinë e zorrëve. Ato kanë aftësinë për të promovuar përhapjen e “baktereve të mira” në zorrë, për të përmirësuar tretjen dhe për të forcuar sistemin imunitar. Nëse lidhen me prebiotiks, ka edhe avantazhe për lëkurën, e cila do të duket e ndritshme dhe pa papastërti.

Lëng Aloe Vera. Me fuqinë e saj detoksifikuese, lëngu aloe vera ndihmon në rastin e sindromit të zorrëve nervoze dhe humbjes së peshës.

Vaj kokosi. Marrja e një lugë çaji me vaj kokosi në mëngjes sapo të zgjoheni do të na japë një energji të plotë dhe do të heqë ndjenjën e urisë. Por jo vetëm: “ne do të ndalojmë kohën” në sajë të vlerave anti- plakje të vajit të kokosit.

 

Burimi / www.informarexresistere.fr

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top