Aktualitet

January 20, 2023 | 11:26

Universiteti “Luarasi” marrëveshje me “Open Gov HUB Albania”, studentët trajnim në SHBA

Universiteti “Luarasi” dhe qendra “Open Gov HUB Albania” nënshkruan një marrëveshje ku në fokus janë studentët, të cilët do pajisen me njohuri mbi llogaridhënien, luftën kundër korrupsionit, transparencën dhe qeverisjen e hapur përmes trajnimeve brenda dhe jashtë vendit.

MARRËVESHJA

Universiteti “Luarasi” ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me qendrën “Open Gov HUB Albania”. Sipas Edison Frangu, drejtor ekzekutiv i “Open Gov HUB Albania” nga marrëveshja përfitojnë së pari studentët e universitetit “Luarasi”, të cilët do të ndërgjegjësohen me elementët e mirëqeverisjes, transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit përmes tryezave të rrumbullakëta dhe trajnimeve brenda

Këtu, në auditorët e universitetit ‘Luarasi’ hodhëm një hap shumë të rëndësishëm për të filluar një marrëdhënie me universitetin, duke iu dhënë mundësi studentëve të ‘Luarasi’ për të marrë pjesë në programet tona si në Shqipëri, ashtu edhe në Amerikë.

Do jetë një mundësi shumë e mirë që ata të angazhohen, të marrin certifikata të ndryshme, apo njohuri se si luftohet korrupsioni, si të angazhohen në transparencë, si të kërkojnë dhe të ketë më shumë llogaridhënie nga institucionet e Republikës së Shqipërisë e mbi të gjitha një angazhim i tyre do të ishte një sukses i madh si për qendrën tonë, por dhe në Amerikë për një transparencë më të madhe në Shqipëri”.

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë pranë “Luarasit”, Dr. Blerina Shkurti, thotë se qendra është pjesë e një rrjeti unik me mbi 54 organizata, ku në fokus kanë parimet e qeverisjes së hapur dhe ku studentët e “Luarasit” sipas saj do të japin kontributin e tyre për luftimin e korrupsionit.

 

“Është një rrjet i gjerë prej më shumë se 50 organizatash në mbarë botën. Kjo është një mundësi e artë për studentët që të jenë pjesë e trajnimeve dhe workshope-ve të ndryshme që do të organizohen jo vetëm nga organizata ‘Open Gov HUB Albania’, por edhe në organizata të tjera simotra në vende të ndryshme të botës”. Marrëveshja synon që idetë dhe mendimet e qendrave të kërkimit pranë universitetit “Luarasi” të bëhen të aksesueshme, jo vetëm nga grupet e interesit, por edhe për qytetarët e thjeshtë. Qendra “Open Gov HUB Albania” do të shërbejë si kanal komunikimi për çdo ide novatore me interes kombëtar dhe jo vetëm.

 

 

 

/PANORAMA.A

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top