Lifestyle

March 8, 2016 | 10:37

Urimi i bashkëshortes dhe vajzës për Artan Shkrelin

Këshilltari i kryeminitrit Rama për Trashëgiminë Kulturore, Artan Shkreli feston sot ditën e lindjes. Bashkëshortja e tij deputetja Ledi Shamku dhe vajza Anna kanë bërë nga një dedikim për të në Facebook.

Shtator 1991. Pikërisht koha kur të njoha. Në foto pas teje zgjodhe të kishe “L’Esprit Nouveau” – shqip: “Mendësia e Re”.

Dhe të përket vërtet kjo frazë, ty, çunit me mendësinë më të re që kam hasë ndonjëherë.

Kanë kalu 25 vjet nga kjo foto. Je prapë çuni me mendësinë e re, aq sa shpesh të them: Tan, ti jeton për “nesër” ☺

Kjo mendësia jote përherë e re mesa duket nuk po më le as mua “të vjetrohem”.

Urimin për datëlindje po ta bëj në t’folmen time, siç kanë uru katragjyshat e mi gjithë ata që i kanë dasht fort: TI M’U BOFSH SA HUTA E BARDHË!

Të du fort çun king!”, shkruan Ledi për bashkëshortin.

1

Ndërsa vajza i dedikon këto fjali të atit.

2

Pse këtë foto? Sepse është karakterizuese për ty dhe për imazhin që unë kam për ty. Si fillim të mbaj mend gjithmonë majë diçkaje, skelave nëpër kantjere apo karabinave. Një herë madje re. Së dyti, këtu ke hijen e një superheroi, në një pozicion shumë heroik me rrezatimin mbrapa, i veshur me të verdhë pak si Flash i MARVEL. Së treti, ajo llampa që ke në dorë mund të jetë fare mirë simbol i të gjitha ideve brilante që na kanë sjellë këtu. Gëzuar ditëlindjen papino”, shkruan Anna.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top