Mirëqenie

September 14, 2017 | 8:43

Ushqime të shëndetshme për sytë

Ka shumë njerëz që ankohen se shikimi nuk është aq i qartë sa ka qenë, ndoshta për shkak të punës së tyre dhe ndoshta për shkak të ushqimeve të ndryshme që konsumojnë. Nëse doni të ndërmerrni masa parandaluese kundër vështirësive në shikim, mund të përfshini lakrën si pjesë të dietës suaj.

1

Lakra është e njohur për të parandaluar degjenerimin makular dhe do të ndihmojë në shtyrjen e formimit të kataraktit, sidomos për njerëzit që pritet të përjetojnë katarakte në të ardhmen.

• Vitamina dhe ushqyesit në vezë, duke përfshirë vitaminën A, promovojnë shëndetin dhe funksionimin e syve.

• Portokalli, limoni dhe manaferrat janë të larta në vitaminë C, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e kataraktave. Kataraktet janë sëmundje e syrit që shfaqet me një perde përpara kokërdhokut, e cila ndalon ose pengon të parët, perdja e syrit.

• Arrat, bajamet janë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë E që rrisin shëndetin tuaj të syve.

• Fasule, bizele të zeza dhe thjerrëzat janë burime të mira të zinkut dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen e retinës dhe të ulin rrezikun për zhvillimin e degjenerimit makular dhe kataraktave.

• Farat e lulediellit ndihmojnë që sytë tuaj të jenë të shëndetshëm, për shkak se përmbajnë vitaminën E.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top