Këshilla & Arsye

June 11, 2018 | 13:04

Ja disa nga rreziqet që sjell përdorimi i letrës së aluminit

Letra e aluminit është një nga produktet më të përdorura në kuzhinat e amvisave shqiptarë dhe jo vetëm. E përdorim për të konservuar ushqimet ose për t’i marrë ato me vete, por rreziqet që vijnë nga letra e aluminit nuk janë gjerësisht të njohura.

1. Fletët e aluminit çlirojnë sasi të vogla alumini kur gatuhen në temperatura të larta. Alumini që kalon nga rrugët e frymëmarrjes në këtë mënyrë është më i rrezikshëm për trupin tuaj, në krahasim edhe me atë që përthith trupi juaj me anën e lëkurës.

2. Copa të vogla alumini mund të shkëputen kur ju hiqni mbështjelljen e aluminit nga ushqimi. Gjithashtu, ngrohja krijon të çara të vogla në letër dhe e bën atë më të mundshme për t’u futur në ushqim. Ato nuk janë domosdoshmërisht të dukshme me sy të lirë, kështu që ju nuk mund ta dini me siguri që gjenden aty.

3. Alumini ka një tendencë për t’u depozituar në tru dhe në qelizat e tjera, duke bërë që ekspozimi ndaj tij të jetë një faktor serioz, që ndikon në shfaqjen e sëmundjes së Alzheimer dhe çrregullimeve të tjera të trurit.

4. Shkencëtarët kanë gjetur se metali ka aftësi për të ulur shkallën e rritjes së qelizave të trurit të njeriut.

5. Alumini konkurron me kalciumin në veprimtarinë e tij për të forcuar kockat. Kjo bën që alumini të akumulohet në eshtra dhe kalciumi të grumbullohet me nivelet më të larta në gjak.

6. Nga ana tjetër, pacientët që vuajnë nga dobësimi i kockave, kanë probleme me tiroidet, si dhe ju shtohen rreziqet për kriza të zemrës dhe infarkte.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top