Mirëqenie

September 7, 2018 | 12:04

Ushqimet e shëndetshme që çdo fëmijë duhet t’i konsumojë

Fëmijët shprehitë e ushqimit dhe kulturën e të ushqyerit e marrin në moshë të vogël. Sistemi i tyre imunitar formohet në këtë moshë dhe ushqyerja e shëndetshme luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien e tyre. Ja çfarë duhet të konsumojnë fëmijët në baza ditore dhe vlerat që këto ushqime mbartin.

Drithërat dhe patatet

Këtu hyjnë: buka, makaronat, orizi, drithërat që konsumohen për në mëngjes (zakonisht të shoqëruara me qumësht), qulli i tërshërës, biskotat e thata, patatet, patatet e ëmbla).

Vlerat. Janë ushqime të pasura me energji, me vitamina B, hekur dhe lëndë të tjera. Gjithashtu, shërbejnë për një tretje më të mirë.

Frutat dhe zarzavatet

Vlerat. Janë ushqime të pasura me shumë vitamina, kripëra minerale dhe lëndë të tjera ushqyese; janë të rëndësishme për shëndetin dhe luftimin e sëmundjeve.

Ushqimet e pasura me kalcium

Përmenden: qumështi, qumështi i sojës (shumë i pasur me kalcium), djathi, kosi, peshku i konservuar me hala të ngrënshme (si për shembull, sardelet), zarzavatet me gjethe jeshile të errët.

Vlerat. Janë ushqime të pasura me kalcium, i cili ndihmon në krijimin e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.

Ushqimet e pasura me proteina

Përmenden: mishi i njomë, pula, mishi i gjelit, peshku, veza, thjerrëzat, arrat dhe soja.

Vlerat. Ushqime të pasura me proteina, si vitamina B, hekur dhe zink, të cilat janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top