Mirëqenie

December 25, 2016 | 12:01

Ushqimet kundër plakjes

Young attractive woman showing by index finger the wrinkles on her  forehead

Sa prej jush janë në kërkim të sekretit për të pasur të ri trupin dhe mendjen? E pra, një sekret për momentin nuk ka, por po të ndiqni disa rregulla, mund të frenoni ndjeshëm plakjen. Kemi përzgjedhur 10 ushqime që ju ndihmojnë të jeni të freskët dhe plot energji. Janë ushqime të shijshme dhe shumë afër dietës mesdhetare.

 

1. Frutat e pyllit renditen ndër ushqimet kundër plakjes. Doni rininë e përjetshme? Hani shumë, po shumë fare fruta pylli: boronica, luleshtrydhe, manaferra, rrush të kuq. Të gjitha janë të pasura me flavonoidë, antioksidantë të fuqishëm, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit kundër dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe plakja.

 

2. Brokoli, lulelakra, lakra, rrepa, rrënja e rrepës, sedani, janë të mrekullueshme për të “frenuar” plakjen. veç kësaj, pastrojnë organizmin, sidomos mëlçinë dhe veshkat. Nuk duhet harruar lakra e kuqe, që ndoshta nuk ju frymëzon shumë për ta ngrënë, por është e pasur me Vitaminë K, potas, luteinë dhe sulforafan, të cilët janë antioksidantë shumë të fuqishëm.

plakja2

 

3. Bathët, fasulet e zeza janë të listuar në ushqimet që na ndihmojnë për të mos u plakur. Janë të pasur me fibra dhe antioksidantë. Gatuajini bashkë me oriz integral, dhe meqë jemi te ushqimet integrale, mos harroni tërshërën dhe kuinoan.

 

4. Çaji jeshil është një ndër ushqyesit antioksidantë, mbretëresha e pijeve. Dihet prej kohësh që cilësitë e saj kundër plakjes janë të jashtëzakonshme. Një filxhan çaj në ditë largon ndikimin e viteve në fytyrë.

 

5. Frutat e frutat e thata janë gjithashtu me veti të mrekullueshme për të mbajtur trupin në formë dhe plot energji. Avokado është një aleat i mirë, por kujdes të mos konsumoni shumë, pasi ka mjaft kalori. Arrat janë antioksidantë të shkëlqyer, sepse janë të pasur me potas, magnez, hekur, zink, bakër dhe selen. Shalqiri është i pasur me Vitaminë A, B dhe C. Edhe farat e zeza të shalqinit janë shumë të nevojshme, pasi përmbajnë sasi të lartë seleni, yndyrna esenciale, zink dhe Vitaminë E. Mos lini pa konsumuar edhe kivin.

 

6. Hudhrat mbrojnë zemrën, ulin kolesterolin dhe na mbajnë të reja. Hudhra është një ndër ushqimet që janë me veti të jashtëzakonshme dhe që përdoren pothuajse për çdo gjë.

 

plakja7. Soia është një tjetër ushqim kundër plakjes me shumë veti. Është shumë e mirë kundër sëmundjes së Alzheimer-it dhe osteoporozës.

 

8. Uji nuk është ushqim, por është thelbësor për të ruajtur lëkurën. Largon mbeturinat nga trupi, shkrin sheqernat e yndyrnat dhe hidraton trupin. Për këtë arsye është e këshillueshme të pini të paktën 2 litra në ditë.

 

9. Peshku është një ndër ushqimet që ka sasi të lartë Omega 3, i cili është shumë i mirë për problemet me kolesterolin, lufton plakjen, na ndihmon të ndihemi më të fortë dhe mbron zemrën. Ata që janë vegjetarianë, mund ta gjejnë Omega 3 te arrat dhe farat e linit.

 

10. Perimet nuk mund të mungonin ndër ushqimet që luftojnë plakjen. Karçofi, spinari, radhiqja pastrojnë trupin, ndihmojnë organizmin kundër radikaleve të lira dhe ulin kolesterolin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top