Në fokus

December 25, 2016 | 11:18

Kurioziteti, 4 arsye përse është i rëndësishëm

 

Kurioziteti është tipari që karakterizon një gjeni. Nuk ekziston një gjigant intelektual që nuk është kureshtar. Nëse mendojmë për personazhe si: Leonardo da Vinci, Nikola Tesla, Thomas Edison nuk ta mohojmë që të gjithë kanë qenë tejet kuriozë. Albert Einstein ka thënë: “Nuk kam ndonjë talent të veçantë. Jam thjesht një kureshtar i apasionuar!” Po përse është kaq i rëndësishëm kurioziteti?

 

1. Kurioziteti na tregon realitete dhe mundësi të reja

Të qenit kureshtarë na lejon të shohim realitete dhe mundësi të reja që në normalitet nuk janë të dukshme. Janë të gjitha elementë të pranishëm në jetën e përditshmërisë, por mbeten të fshehura nga rutina. Ndaj duhet një mendje kureshtare, e stërvitur duke bërë pyetje, në mënyrë që të largojmë tylin e padukshëm të rutinës dhe të zbulojmë botë të reja me mundësitë e reja që bartin.

 

2. Mban aktive mendjen dhe nuk e lë të “thahet”

Njerëzit kureshtarë e kalojnë jetën e tyre duke bërë pyetje dhe duke kërkuar përgjigjet në mendjen e tyre. E mbajnë mendjen në lëvizje dhe aktive. Truri ynë, edhe pse në këndvështrimin histologjik, nuk është një muskul, forcohet nëpërmjet stërvitjes së vazhdueshme; është pikërisht kureshtja që e mban mendjen në formë, duke e bërë ditë pas dite gjithnjë e më të fortë.

 

3. Përgatit mendjen ndaj ideve të reja

Kur jemi kureshtarë për të mësuar diçka, mendja pret dhe i paraprin idetë e reja që lidhen me atë gjë. Pa kuriozitet, idetë mund të largohen, të na ikin pa e kuptuar fare, pasi mendja është e papërgatitur për t’i dalluar. Sa ide të mëdha jeni të gatshëm të humbisni, pa e ndihmuar veten nga dëshira për të ditur? Kurioziteti është një element thelbësor për njohjen tonë, por funksioni i tij biologjik dhe mekanizmat e tij janë ende shumë pak të njohura. Psikologjia dhe neuroshkencat e saj duhet të punojnë së bashku për të analizuar shkencërisht kuriozitetin.

 

4. E bën më entuziazmuese jetën tonë

Jeta e njerëzve kureshtarë nuk është aspak e mërzitshme. Nuk kanë një jetë të errësuar dhe të shatërruar nga rutina. E mbajnë trurin e tyre si truri i një fëmije, gjërat e reja tërheqin vëmendjen e tyre, ka gjithmonë lojëra të reja me të cilat të argëtohen. Kureshtarët e nëpërkëmbin mërzinë me një jetë plot aventura.

Tani që e keni kuptuar fuqinë e të qenit kuriozë mjafton vetëm të vini në përdorim këshillat tona për të zhvilluar kuriozitetin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top