FB

October 29, 2021 | 9:00

Ushqimet me proteina, ja alternativat më të mira të mishit

Kuinoa, bishtajore dhe algat, këto janë ushqimet që, sipas disa nutricionistëve, mund të bëhen ushqimet më të mira alternative proteinike, për të reduktuar konsumin e tepërt të mishit dhe për të ofruar një alternativë të vlefshme ushqyese për popullsinë në rritje në planet.

Quinoa, pseudo-drithi perfekt edhe për ata që nuk tolerojnë glutenin: e përdorur edhe në ushqimin e astronautëve, quinoa ka një përmbajtje të lartë niseshteje dhe për këtë arsye shpesh shoqërohet me drithëra. Ka karakteristika të shkëlqyera ushqyese, prandaj edhe quhet “super ushqim”. Kuinoa përmban më shumë proteina se gruri, madje edhe hikërrori, është e pasur me acide yndyrore mono dhe të pangopura dhe kripëra minerale si kalium, magnez, kalcium, hekur, zink dhe fosfor; përmban vitaminë E, një antioksidant i çmuar dhe është shumë e pasur me acid folik, i cili është shumë i rëndësishëm për gratë shtatzëna.

Amaranti, me origjinë nga Amerika Qendrore dhe i quajtur nga aztekët “Gruri i perëndive”, dhe hikërrori i përkasin gjithashtu grupit të pseudodrithërave. Quinoa është veçanërisht e përshtatshme për celiacët sepse nuk përmban gluten, por falë përmbajtjes së proteinave, e cila varion nga 13,8% në 21,9% është një alternativë e vlefshme për proteinat me origjinë shtazore.

Bishtajoret: kjo sigurisht nuk është e re, por është më mirë të mbani mend se bishtajoret janë të pasura me proteina sepse ato që përmbajnë përfaqësojnë rreth një të tretën e kalorive totale, janë pa gluten dhe hipoallergjike. Përveç kësaj, bishtajoret janë perfekte për të luftuar dhe parandaluar obezitetin, falë fuqisë së tyre të lartë ngopëse, marrjes së ulët të kalorive dhe indeksit të ulët glicemik, ndërsa janë të pasura me fibra dhe niseshte. Ato janë gjithashtu të pasura me saponin dhe lecitinë, molekula të dobishme në luftën kundër kolesterolit dhe kanë një indeks të ulët glicemik. Fasulet, bizelet, qiqrat, thjerrëzat, soja, kikirikët janë përbërës të shijshëm dhe të përsosur për supat që mund të ngrohen në sezonin e ftohtë dhe të ofrojnë një konsum të respektueshëm ushqyes.

Algat: ndryshe nga bishtajoret, konsumimi i algave nuk është i zakonshëm dhe duket i largët edhe për sa i përket shijes dhe strukturës me atë që ne tradicionalisht vlerësojmë në tryezë. Megjithatë, algat kanë një përmbajtje vërtet të shkëlqyer proteinash: ato përbëhen nga 63% proteina, 15% fibra dhe 4% karbohidrate. Tek  algat ka sasi shumë të mëdha elementësh gjurmë, në veçanti jod, kalcium, magnez, fosfor, natrium, kalium, bakër, kobalt, ar, zink, brom, vitaminë C, vitamina të grupit B dhe enzima; përveç kësaj mund të shtojmë se algat janë shumë të ulëta në kalori dhe për këtë arsye janë ideale në një dietë kufizuese. Përsa i përket përgatitjes së tyre, algat e detit mund t’i shtohet supave ose sallatave të nxehta.

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top