Mos u habisni, por disa ushqime që ne i konsumojmë çdo ditë fshehin disa nga helmet më të rrezikshme në tokë. Herës tjetër kur të konsumoni bajame, duhet të mendoheni dy herë.
Ja lista e ushqimeve që përmbajnë një element të rrezikshëm në çdo kafshatë.
Bajamet e papjekura janë plotë me cianide
E mira: Bajamet në vetvete janë të shijshme. Ato janë të pasura në vitamina dhe minerale, dhe mund të ulin kolesterolin, madje edhe rrezikun për kancer.
E keqja: Përveç alergjisë, bajamet e papjekura (që kanë shije të hidhur) janë plot me cianide. Prandaj është e jashtëligjshme që të shiten bajame të papjekura. Këto fruta të thata i nënshtrohen fillimisht një procesi pasterizimi për të hequr helmin dhe bakteret.
Arrëmyshku mund të shkaktojë halucinacione psikotike
E mira: Arrëmyshku është një erz e lashtë, e përdorur zakonisht e grirë për vetitë ëmbëltuese. Mund të shtohet në kafe, ëmbëlsira, gatime të ndryshme, madje edhe verë. Arrëmyshku ka edhe veti medicinale, lehtëson dhimbjet e muskujve, dhëmbëve dhe të stomakut.
E keqja: Pak arrëmyshk është i shijshëm. Por teprimi me të është i rrezikshëm. Konsumimi i tepërt i kësaj erëze mund të shkaktojë halucinacione.
Bërthamat e qershive janë plot glicoside cianogjenike
E mira: Qershitë në vetvete janë të shijshme. Bërthamat mund të përdoren si burim energjie, për të lehtësuar dhimbje të ndryshme në trup.
E keqja: Bërthamat e qershive përmbajnë glicoside cianogjenike. Një dozë e vogël është e sigurt, por shumë bërthama mund t’ju helmojnë. Efektet fillojnë nga dhimbje koke dhe të vjella, tek probleme me veshkat dhe dridhje, madje deri në vdekje.
Bimët e domates përmbajnë glikoalkoide helmuese
E mira: Domatet mund të gjenden kudo, nga sallatat deri tek hamburgerët. Ato mund të ndihmojnë në trajtimin e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës etj.
E keqja: Rrënjët e domates dhe gjethet përmbajnë glikoalkoloide, një substancë helmuese që shkakton dhimbje koke, stomaku, vështirësi në frymëmarrje dhe humbje të ndjenjave.
Farat e mollës janë plot me acid cianogjenik
E mira: Fruti përreth farave është shumë i mirë. Ndërsa farat përmbajnë proteina dhe kalium dhe, nëse jeni të kujdesshëm, mund të përdoren për të luftuar qelizat kancerogjene.
E keqja: Farat e mollës përmbajnë acid cianogjenik. Ashtu si edhe me bërthamat e qershive, faktori helmues varet nga sasia që konsumoni. Teprimi me këto fara mund të shkaktojë dhimbje koke, ankth, probleme me veshkat, deri në humbje të jetës.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.