Aroma e pakëndshme e trupit ka qenë gjithmonë një shkak për mungesën e vetëbesimit. Jo vetëm kjo, por gjithashtu shqetëson dhe njerëzit përreth. Përveç gjenetikës një rol të rëndësishëm në aromën e trupit luan dhe ushqimi.
Më poshtë janë disa ushqime që mund të parandalojnë aromën e pakëndshme të trupit:
Uji
Uji mund të ndihmojë trupin të largojë toksinat që shkaktojnë erën e pakëndshme të trupit.
Kosi
Kultura aktive që gjendet në kos do të ulë sasinë e përbërësve me erë sulfuri në trup. Për më tepër, vitamina D në kos do të ndihmojë në luftimin e baktereve në gojë, duke reduktuar kështu erën e keqe të gojës.
Lëngu i limonit
Lëngu i limonit mund të ndihmojë në detoksifikimin e trupit për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Dhe uji në lëng ndihmon në largimin e toksinave.
Çaji bimor
Çaji bimor gjithashtu mund të reduktojë erën e trupit. Është një burim shumë i mirë për antioksidantët. Sa më pak toksina në trup, aq më pak erë të keqe do të vijë trupi.
Molla
Mollët kanë aftësi natyrale pastruese për të luftuar erën e keqe të gojës.
Frutat si portokalli, grejpfruti, mandarina etj
Kanë erë të mirë dhe absorbohen nga trupi duke bërë që aroma e përgjithshme e trupit të përmirësohet më shpejt.
Kanella
Kanella dhe kardamoni jo vetëm që e bëjnë ushqimin më të shijshëm, por gjithashtu bëjnë që dhe trupi të vijë erë më të mirë dhe kjo të zgjasë më gjatë.
Selino
Ndihmon trupin të çlirojë feromone, të cilat ju bëjnë më tërheqës ndaj seksit të kundërt.
Peshku
Mishi i peshkut nuk shkakton erë të pakëndshme të trupit si mishi i kuq. Tretja e peshkut nuk çliron të njëjtën aromë të pakëndshme si tretja e mishit të kuq.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.