Teksa dielli dhe vera kanë mbërritur, të jesh në formë është gjëja e vetme që kemi në mendje. Nëse po mendoni të ndryshoni dietën dhe të merrni vendime të zgjuara në lidhje me ushqimin sa më parë, “Health” ju paraqet listën e dietologes Sarah Duff, që të inspiroheni për të marrë vendime të zgjuara.
Peshku dhe mishi
Sipas Duff, ushqimet të cilat përmbajnë shumë proteina do t’iu ndihmojnë të mos keni uri për një kohë të gjatë. Ndaj ushqehuni me produkte të mishit dhe peshkut.
Kosi dhe gjiza
Kosi dhe gjiza janë zgjedhja perfekte për mëngjes. Kombinojini me fruta dhe arra për të shtuar sa më shumë fibra në ushqim.
Tërshërë
Tërshëra është një ndër zgjedhjet kryesore për të ngrënë në mëngjes, që do t’ju mbajë për një kohë të gjatë larg ushqimit.
Perimet
Siguroni që gjithmonë të kombinoni perimet me pjatën kryesore. Jo vetëm që do të ushqeheni shëndetshëm, por nuk do të keni nevojë të konsumoni shumë shpesh ushqim.
Supa
Sipas Duff, një supë e ngrohtë do t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë ditës.
Patate të ziera
Më në fund, patatet e ziera do të kenë një impakt ndryshe nëse nuk i shoqëroni me karbohidratet e tjera. Pra Duff tregon nëse me një briosh nuk do të keni uri për momentin, me një patate të zier, nuk do të keni uri gjithë ditën.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.