Mirëqenie

August 3, 2018 | 11:49

Ushqimet që luftojnë obezitetin…

Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura në të cilin ushqimi luan një rol të rëndësishëm për trajtimin dhe parandalimin e tij. Më shumë se dy të tretat e amerikanëve klasifikohen si mbipeshë. Për fat të keq, humbja e peshës nuk është aq e lehtë sa mund të mendohet, por këto ushqime ju ndihmojnë të humbni peshë.

Bajamet

Bajamet janë një burim i madh i proteinave, fibrave dhe janë çelësi i duhur për të humbur peshë. Sipas një studimi të bërë nga “Gazeta Kombëtare e Obezitetit” personat që konsumonin bajame kishin një humbje më të madhe në peshë.

 Avokado

Një nga ushqimet më të shëndetshme është avokado. Çdo avokado që ju hani ju jep një dozë të shëndetshme të acidit oleik, një acid yndyror që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të plotë dhe të ndihmojë në humbje peshe.

Portokalli

Portokallet përmbajnë nivele të larta të vitaminës C, një lëndë ushqyese esenciale për oksidimin e yndyrës, duke i bërë ato një mjet të fuqishëm në luftën kundër yndyrës së barkut.

Salmoni i egër

Jo të gjithë peshqit janë njëlloj. Madje disa prej tyre paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut. Por salmoni i egër iu ndihmon të hiqni kilogramët e tepërt. Gjithashtu, konsumi i vajit të peshkut ndihmon në uljen e yndyrës së trupit.

Limoni

Vetëm një shtrydhje e agrumeve të shëndetshme mund të ndihmojë në zvogëlimin e yndyrës së lartë dhe stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Molla

Të hash disa mollë në ditë ndihmon të arrini peshën tuaj ideale. Sipas një studimi, personat që konsumojnë mollë humbasin dyfishin e peshës krahasuar me pjesën tjetër që nuk konsumon. Molla është një nga 25 ushqimet më të shëndetshme.

Mjalti i papërpunuar

Vetitë probiotike dhe antimikrobike të mjaltit reduktojnë inflamacionin dhe e bëjnë trupin tuaj më të shëndetshëm dhe më të dobët.

Hudhra

Hudhra mund të mos jetë një ushqim i mirë për t’u konsumuar para një takimi, por kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj dhe humbjen e peshës, ajo mund të luajë një rol shumë të dobishëm në humbjen e peshës dhe ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak.

Disa nga llojet e tjera të ushqimeve që duhen konsumuar janë rrush i zi, algat e detit, fasulet, shalqiri, çokollata e zezë, xhinxheri, patatet e ëmbla, qershitë, vaji i kokosit, vezët, luleshtrydhet, kungulli.

 

Burimi / scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top