Mirëqenie

August 3, 2018 | 12:11

Disa mënyra se si të menaxhoni astmën

Një në 12 është numri i të rriturve në Britani që kanë astmë dhe mjekët tani besojnë se me masat e duhura, shumë nga njerëzit mund të kenë  jetë aktive.

Sigurohuni që të keni aparatin për thithjen e ajrit në raste urgjente

Nga sulmet e astmës vdesin tre persona çdo ditë në Britani, mendohet se dy të tretat e këtyre vdekjeve mund të jenë të parandalueshme. Simptomat e astmës mund të kontrollohen me inhalatorë dhe ilaçe. Nëse duhet të përdorni një inhalator tri herë në javë ose më shumë, kjo është një shenjë se astma juaj nuk është e mirë dhe ju duhet të shihni mjekun tuaj për të shqyrtuar regjimin tuaj mjekësor.

Identifikoni shkaktarët tuaj

Çdo person me astmë ka disa arsye mjedisore që i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj një sulmi. Regjistro gjërat që mund t’i përkeqësojnë simptomat tuaja. Shkaktarët zakonisht janë myku, tymi i duhanit dhe ndotja e ajrit.

Kujdesuni për peshën tuaj

Shumë studime kanë zbuluar se obeziteti mund të rezultojë në simptoma më të rënda të astmës dhe mund të shkaktojë edhe fillimin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje

Mbajeni shtëpinë të pastër

Përdorimi i filtrave për ajër me efikasitet të lartë për të mbajtur ajrin e brendshëm të pastër dhe pastrimi i shtratit për çdo javë mund të përmirësojë gjendjen. Përdorimi i maskave anti-pluhur, mbi dyshekët dhe jastëkët, mund të zvogëlojë kontaktin me krijesat mikroskopike të pranishme në pluhur, që mund të shkaktojnë sulm.

Evitoni mbajtjen e kafshëve

Njerëzit me sëmundje të astmës janë shumë të ndjeshëm ndaj proteinave që përmban lëkura e kafshëve të cilat mund të shkaktojnë rënie të sistemit imunitar dhe reaksion. Nëse ende dëshironi të mbani një kafshë shtëpiake, pastrimi dhe larja e shpeshtë mund të ndihmojë në zvogëlimin e gjasave të një reaksioni.

Bëni ushtrime të frymëmarrjes

Hulumtimet tregojnë se një program i rregullt i ushtrimeve të frymëmarrjes, me metodat si Papworth dhe Buteyko, mund ta përmirësojnë cilësinë e jetës dhe zvogëlojnë nevojën e përdorimit të inhalimit. Këto janë terapitë plotësuese që duhet të përdoren krahas  ilaçeve, dhe jo si zëvendësim.

Ushtrime të moderuara

Personat me astmë mund të ushtrohen. Paul Scholes dhe Paula Radcliffe, janë dy shembuj të sportistëve që kanë astmë.

Këto ushtrime shpesh janë të mira për astmatikët, pasi përmirësojnë efikasitetin e mushkërive dhe forcojnë sistemin imunitar. Sidoqoftë, nëse nuk jeni ushtruar për pak kohë ose keni përjetuar sulme të rregullta, është më mirë që t’i përmbaheni ushtrimeve të moderuara aerobike, siç është ecja, joga ose noti.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top