Mirëqenie

November 3, 2018 | 8:05

Ushqimet që mbajnë nën kontroll stresin dhe nuk ju shëndoshin

Jo, nuk mund t’i hani emocionet tuaja, por mund të hani ushqime që janë provuar se luftojnë kundër asaj ndjenje të rëndë që ju bën të stresuar!

4_055_hormonereset_turner720

Megjithëse një pije e fortë mund të të ndihmojë të qetësohesh dhe të harrosh përkohësisht problemet e tua, duke konsumuar vetëm gjysmën e pijeve, një gotë birrë, gotë vere apo një teke alkool, mund të shtojë ndjeshëm oreksin tuaj me 20 për qind, sipas një studimi të botuar vitin e kaluar. Dhe pikërisht kështu, ju ktheheni në një hamës emocional, edhe nëse nuk doni ta bëni!
Por mund ta mbani larg stresin, në sajë të një shporte ushqimesh, të gjitha të pasura me vitaminë C, që neutralizojnë kortizolin, hormonin e stresit. Jo vetëm do shmangni dietën tuaj, por duke mbajtur nën kontroll kortizolin, do të ruani shëndetin nga yndyra në bark, e cila është një nga efektet më frustruese të stresit.

Papaja

1Papaja, e quajtur si “fryt i engjëjve”, është si një minierë ari ushqyese. Ky frut ekzotik përmban 88 miligramë vitaminë C dhe 2.5 gramë fibra, 62 kalori dhe 11 gram sheqer.

Portokalli

Përmban vitaminë C me 88% të AZHR-së në një porcion prej 100 gramësh, është gjithashtu burim i mirë fibrash dhe kaliumi, janë të pasura me limonoide të agrumeve, të cilat luftojnë kancerin. 2

Kivi

Vetëm një kivi në ditë siguron një vlerë ditore të konsiderueshme me vitaminë C. Gjithashtu, ky frut mund të ndihmojë në luftën kundër lodhjes, depresionit dhe ankthit, sipas një studimi të Journal of Nutritional Science.

3

Ananasi

Si mund të mos e duash këtë frut të verdhë? Shijimi i tij mund t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni një milion milje larg në një plazh të izoluar. Përveç 79 miligram vitaminë C, ananasi përmban bromelain, një enzimë ndihmon për tretjen e ushqimit. 4Lakër brukseli

5Përveçse plotësojnë në vlerë gati dyditore të vitaminës C, ky vegjetacion është një burim i mirë i omega-3, i shëndetshëm për zemrën.

Brokoli

Përveç përmbajtjes mbresëlënëse të vitaminës C, brokoli është i mbushur me një agjent të fuqishëm të vrasjes së kancerit të quajtur sulforaphane, i cili rrit testosteronin dhe lufton ruajtjen e yndyrës trupore. 6

Qitro

7E tejmbushur me vitaminë C, një qitro në ditë mund të ndihmojë në kontrollin e hormoneve të stresit në gji. Për të ndihmuar më mirë përpjekjet tuaja për bark të sheshtë, shtojeni si frut edhe në antipastë.

Spinaq

Spinaqi është ndër perimet e mbushura me vitaminë C. Shumë nga familja e kësaj perimeve (si lulelakra, kale dhe brokoli) janë gjithashtu burime të fuqishme të lëndëve ushqyese.

8

Drithëra

9Nëse e keni të vështirë të përshtatni frutat dhe perimet në dietën tuaj, drithërat e fortifikuar janë një mënyrë e lehtë për t’u ngarkuar me një mori ushqyesish, përfshirë vitaminën C.

Mandarina

Ky frut i ëmbël ofron gati 90 për qind të vitaminës C, duke e bërë atë një shtesë të denjë për shumë javë në dietën tuaj ushqimore. Acidi askorbik në këtë agrum ndihmon trupin të përthithë hekurin nga ushqimet që e përmbajnë në sasi të lartë. 10

Rrepat

11Një hero i panjohur i seksionit të prodhimeve, janë të pasura në fitokimikale dhe vitaminë C. Janë gjithashtu të pasura me fibra. Reduktojnë inflamacionin që mund të çojë në kancerin e prostatës, sipas një studimi të botuar në BJU International.

Lakër e kuqe

Në sallatë është një mundësi e madhe për të marrë një dozë të mirë të vitaminës C. Por në qoftë se ju e zieni, do të shërbejë si një ujëvarë antioksidantësh.

12

Patatet

Patatet do t’ju japin një dozë kaliumi dhe fibrash, dhe pjekja (në vend të zierjes) çliron më shumë vitaminë C.

13

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top