Mirëqenie

May 31, 2018 | 13:31

Ushqimet që ndikojnë negativisht në humorin tuaj

Emily Edison, dietologe dhe nutricioniste sportive në Siatëll të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se ka një lidhje të madhe mes ushqimit dhe humorit. Nëse hani ushqime të pashëndetshme, me shumë mundësi do të keni probleme me depresionin.

Ja cilat janë sipas saj ushqimet që ju prishin humorin:

Karbohidratet e përpunuara

Karbohidratet janë kthyer në armikun tonë më të madh për shkak se shkaktojnë dhjamosje dhe nuk përmbajnë shumë vlera ushqimore. Shkencëtarët e Universitetit të Kolumbias morën të dhëna nga 70 mijë femra dhe panë se karbohidratet e përpunuara rrisnin sheqerin në gjak dhe ky sheqer i tepërt rriste nga ana e tij rrezikun e depresionit. Po në këtë studim u pa se drithërat integrale ulnin rrezikun e depresionit.

Sheqeri

Nga studimi mbi karbohidratet, shihet qartë se sheqeri duhet konsumuar sa më pak të jetë e mundur. Një dietë plot sheqerna rrit nivelin e inflamacionit në trup dhe tru, duke rritur rrezikun e depresionit. Një studim i publikuar në “JAMA Psychiatry” gjeti se inflamacioni i trurit ishte 30 për qind më i lartë te pacientët me depresion.

“Sheqeri është në rrënjë të inflamacionit kronik. Duke konsumuar ushqime anti-inflamatore keni më shumë mundësi për të përmirësuar humorin”, thotë Edison.

Yndyrnat

Të gjithë keni lexuar për vetitë e mira të vajit të ullirit, por vajrat e tjerë të përpunuar mund të rrisin rrezikun e depresionit me 48 për qind, sipas një studimi.

Ushqimet e përpunuara

Ushqimet e përpunuara përmbajnë gjithçka renditëm më sipër, kështu që është e sigurt që do ju prishin humorin. Ndërkohë që studimet mbi dietën dhe depresionin zakonisht përqendrohen në ushqime specifike, një studim i publikuar në “British Journal of Psychiatry” vëzhgoi mbi 3000 persona dhe zbuloi se ata që hanin më shumë ushqime të përpunuara përballeshin me një rrezik të shtuar depresioni.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top