Këshilla & Arsye

July 20, 2018 | 10:39

Ushqimet që nuk duhen mbajtur në frigorifer

Ndryshimet e temperaturave, bëjnë që disa ushqime t’i fusim në frigorifer, për t’i mbajtur sa më të freskëta. Sipas “Good Housekeeping Institute”, janë disa ushqime që nuk është mirë t’i fusni në frigorifer. Ja cilat janë ato:

  1. Domatet

Domatet nuk është mirë, t’i fusni në frigorifer, pasi mund t’i ndryshojë edhe shija. Është mirë t’i mbani në një vend me temperaturë normale.

  1. Buka

Është gabim ta fusni bukën në frigorifer, pasi nuk mund ta konsumoni më pas. Përveç shijes, ajo do bëhet më e njomë dhe do i humbë forma.

  1. Qepët

Zakonisht i përdorni për të bërë sallatë, prandaj duhet të qëndrojnë në ambient neutral, jo frigorifer. I humbet edhe shija.

  1. Hudhra

Njësoj, si qepët edhe ajo nuk duhet të futet në frigorifer, pasi i humbet shija.

  1. Pjepri

Pjepri futet në frigorifer nëse nuk është i prerë. Nëse e prisni edhe atij do i humbasë shija dhe nuk ja vlen ta konsumoni më pas.

  1. Kafeja

Nëse dëshironi ta shijoni si duhet, mos gaboni ta fusni në frigorifer.

  1. Avokado

Ky frut ka shumë vlera ushqimore dhe ndikon mirë në shëndet. Nëse e fusni në frigorifer, këto vlera do i humbasë dhe nuk do e shijoni.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top