Mirëqenie

May 23, 2020 | 8:08

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën e personave mbi 50 vjeç

Të ushqehesh shëndetshëm është mjaft e rëndësishme, në mënyrë që trupi ynë të marrë proporcionin e duhur të lëndëve ushqyese. Por sipas një studimi të kryer së fundmi, individët që janë mbi moshën 50 vjeç duhet të kenë më shumë kujdes me ushqimet që konsumojnë. Studiuesit rekomandojnë pesë ushqime që duhet të jenë pjesë e dietës ushqimore të këtyre individëve.

Bajame

Studimi tregon se konsumi i përditshëm i bajameve mund të ketë një ndikim pozitiv në diabetin e tipit 2, shëndetin e zemrës dhe menaxhimin e peshës. Bajamet përmbajnë 15 lëndë ushqyese kryesore si vitaminë E, magnez, proteinë, zink.

Kos

Kosi është mjaft i mirë për kockat dhe gjithashtu ndihmon në humbjen në peshë. Kosi është mjaft efektiv edhe në procesin e tretjes. Ai përmban mikronutrientë si zinku, kaliumi dhe Vitamina D. Konsumimi i tij ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut dhe në forcimin e imunitetit. Të gjitha këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për njerëzit në të 50-at,  shprehet dietologia Ritika Samaddar.

Drithëra

Drithërat përmbajnë fibra që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, rregullojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndihmojnë në humbjen në peshë.

Veza

Konsumimi i vezëve në mëngjes ndihmon në menaxhimin e peshës. Vezët përmbajnë një sasi të mirë të proteinave me cilësi të lartë dhe vitaminë D. Për më tepër, vezët përmbajnë një aminoacid, që ndihmon në forcimin e muskujve të trupit. Vezët janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B12 dhe lëndëve ushqyese, që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës.

Zarzavatet

Zarzavatet si marule dhe lakra janë të mbushura me energji ushqyese si Vitamina C, Vitamina B6, magnezi, fibra dhe përmbajnë shumë pak kalori. Rekomandohet edhe konsumimi i spinaqit. Lëngu i spinaqit është i pasur me kalium, magnez dhe gjithashtu përmban antioksidantë, që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson shëndetin e syve.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top