Mirëqenie

February 20, 2020 | 8:06

Ushqimet që nuk duhet t’i kombinoni me njëri-tjetrin, pasi vënë në rrezik shëndetin

Në mënyrë që sistemi tretës të funksionojë si një orë, shmangni ngrënien e këtyre ushqimeve në të njëjtën kohë. Ushqimet e kombinuara në këtë mënyrë mund të shkaktojnë probleme me tretjen, dhe veçanërisht tek ata me stomak të ndjeshëm. Nëse e merrni këtë kombinim të ushqimeve për një periudhë të gjatë, ekziston mundësia të keni probleme kronike me tretjen.

Frutat me ushqime të tjera

Frutat janë burimi më i mirë i vitaminave dhe antioksidantëve, por gjithashtu përmbajnë acide që shkaktojnë fermentim në stomak, duke bërë që të ngadalësojnë tretjen e ushqimeve të tjera. Përveç kësaj, fruti shkakton fryrje të stomakut. Për të shmangur ndikimin negativ të frutave, është mirë që t’i konsumoni ato esëll.

Mishi, peshku dhe produktet e qumështit

Një kombinim tjetër që shpesh është i pranishëm. Ajo që është e gabuar këtu është se ky kombinim ka një efekt shumë të keq në sistemin e tretjes. Nëse dëshironi që trupi të përdorë të gjitha lëndët ushqyese nga mishi dhe produktet e qumështit, atëherë është mirë që t’i hani ato veçmas. Kështu që mishi duhet të hahet i kombinuar me perimet. Kjo vlen dhe për produktet e qumështit si djathë, kajmak, salcë kosi. Është mirë t’i konsumoni këto ushqime me perime.

Mishi dhe patatet

Ky është një kombinim tipik i cili nuk është aspak i rekomanduar. Proteinat e mishit treten në stomak, ndërsa niseshteja e patates tretet në zorrët e vogla. Ky kombinim ngadalëson metabolizmin, duke sjellë shtim në peshë.

Qumësht dhe ushqime të tjera

Shumë e kanë të vështirë të pranojnë faktin se qumështi është një vakt në vetvete dhe nuk duhet të përzihet me ushqime të tjera. Arsyeja për këtë është se tretja e qumështit është shumë komplekse. E vetmja gjë që rekomandohet të kombinohet me qumështin është mjalti, sepse së bashku ata mund të kenë një efekt të dobishëm kundër mikrobeve.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top