Këshilla & Arsye

May 30, 2018 | 14:33

Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni gjatë shtatzënisë

1- Disa lloje peshqish si levreku, peshku shpat duhen ngrënë shumë pak gjatë shtatzënisë sepse përmbajtja e mërkurit mund të jetë në vlera të larta dhe për pasojë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e fëmijës.

2- Gocat e detit, ushqimi aziatik si sushi kanë një rrezikshmëri më të lartë për infektim bakterial apo helmim nga ushqimi. Disa viruse apo baktere mund të depërtojnë nga nëna tek fetusi përmes plaçentës dhe mund të dëmtojnë fetusin.

3- Vezët e gjalla, si dhe ushqimet me vezë të pa gatuara plotësisht nuk duhen ngrënë. Vezët janë ushqimi i parë që preket dhe transmeton salmonelën.

4- Ushqime të pa gatuara ose gjysmë të gatuara. Është diçka shumë e rëndësishme që ushqimet të cilat konsumohen nga nënat shtatzëna të jenë plotësisht të gatuara, në mënyrë që të mos ketë rrezikshmëri për infeksionet patogjene që merren nga mikrobet që kanë perimet, mishi etj.

5- Pasta, çdo lloj paste si ajo e domates, peshkut e mishit. Duke qenë se janë ushqime të konservuara dhe me përbërës jo natyral, kanë një probabilitet për infeksionin e listerisë.

6- Djathi si gorgonzola, shoqërohen me një përqindje shumë të lartë ndaj infeksioneve të mykut.

7- Ushqimet e thata si ëmbëlsirat, patatinat, biskotat duhet të mbahen në një minimum, pasi përmbajnë vetëm yndyra dhe shumë pak vlera ushqimore.

8- Kafeina– nëse një nënë shtatzënë konsumon shumë kafe gjatë shtatzënisë, ka një rrezik më të lartë për të lindur një fëmijë nënpeshë që çon në probleme me shëndetin dhe më vonë në jetën e fëmijës.

Gjithashtu ato që konsumojnë shumë kafe janë të predispozuara që të humbasin fëmijën në muajt e parë të shtatzënisë. Shumë ushqime dhe pije përmbajnë kafeinë; çajrat, çokollatat, pijet energjike. Këto ushqime është e mira që të mos konsumohen.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top