Mirëqenie

August 25, 2017 | 15:43

Ushqimet që përmirësojnë inteligjencën

Respektimi i një diete të shëndetshme nuk është i nevojshëm vetëm për ata që duan të ruajnë format trupore. Në fakt, konsumimi i ushqimeve të duhura mund të ndikojë në mënyrën se si funksionon truri ynë. Këto janë shtatë super ushqimet që të gjithë duhet të konsumojnë, në mënyrë që të shfrytëzojnë në maksimum aftësitë e trurit…

Kurkurma

Përveçse përdoret për qindra kura terapeutike, kjo erëz ekzotike ndihmon edhe për të forcuar memorien dhe stimulon prodhimin e qelizave të reja të trurit. Kurkurma ka cilësi antioksidante, anti-inflamatore dhe është vërtetuar se mund të qetësojë dëmtimin e qelizave cerebrale dhe nervore. Si të mos mjaftonte, kurkurma ndihmon kundër sëmundjes së Alzheimer-it.

 

Bajame

Me sasinë e madhe të Vitaminës E që ato përmbajnë, bajamet e mbrojnë trurin nga dëmet që kanë lidhje me moshën dhe përmirësojnë aftësinë e të mësuarit dhe memorien. Ato përmbajnë edhe riboflavinë dhe L-karnitinë, ushqyes që stimulojnë aktivitetin e trurit.

Bajamet e pjekura janë një ushqim i shkëlqyer, por mund t’i shtoni edhe në sallatë apo ëmbëlsira.

 

Boronica

Shkenca ka gjetur një lidhje mes dietës së pasur me boronica me të mësuarin e shpejtë. Gjithashtu boronicat përmirësojnë përqendrimin dhe memorien. Antioksidantët dhe substancat e tjera fitokimike, që janë të pranishme te boronicat, kanë edhe fuqinë të eliminojnë radikalet e lira dhe të minimizojnë stresin. Gjithashtu, ato ngadalësojnë mungesën e memories në një kohë mjaft të shkurtër. Boronicat janë të shkëlqyera, nëse konsumohen të freskëta.

 

Drithërat integrale

Drithërat integrale ndihmojnë trurin të jetë i shëndetshëm, pasi janë të pasura me karbohidrate, fibra dhe acide yndyrore si Omega 3, e cila kundërveprojnë ndaj dëmeve që shkaktohen nga mpiksja e gjakut apo niveli i lartë i glukozaminës në gjak.

Drithërat integrale, me një nivel të ulët glicemik, si: elbi dhe bullguri, e çlirojnë më ngadalë glukozaminën në gjak dhe ndihmojnë në ruajtjen e furnizimit konstant të trurit me energji. E gjithë kjo kontribuon në ruajtjen e humorit të mirë. Mund t’i gatuani si supë, kombinuar me perime të freskëta të stinës.

 

Avokado

Avokado është burim i madh Omega 3, Omega 6, acidesh yndyrore. Shton flustin e gjakut në tru. Vitamina E mbron trupin dhe trurin nga dëmet e radikaleve të lira. Avokado mund të përdoret në sallata apo për të përgatitur salca të ndryshme.

 

Qiqrrat

Kombinimi i karbohidrateve komplekse që gjenden te qiqrrat, ndihmon në ushqyerjen e trurit dhe në përqendrim më të madh. Në fakt, qiqrrat janë të pasura me magnez, i cili kryen një rol kyç në metabolizmin energjitik, duke ndihmuar receptorët e qelizave të trurit për të përshpejtuar marrjen e mesazheve nervore. Magnezi ndihmon edhe në qetësimin e venave të gjakut, duke lejuar fluks më të madh të gjakut në tru.

 

Çokollatë fondente

Çokollata është shumë më e shëndetshme nga sa mund të mendohet. Flavonolët që gjenden te çokollata përmirësojnë fluksin e gjakut në tru, i cili përmirëson funksionin konjitiv dhe memorien. Kakaoja përmban gjithashtu, substanca stimuluese, si: kafeina dhe teobromina, të cilat përmirësojnë funksionin e trurit në një kohë të shkurtër. Çokollata fondente është ajo më e mira. Megjithatë, kontrolloni gjithmonë përqindjen e kakaos: sa më e lartë të jetë, aq më e shëndetshme është.

 

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top