Mirëqenie

December 20, 2018 | 12:30

Ushqimet që rrisin përqendrimin…

Keni probleme me përqendrimin? Janë të shumtë faktorët që ndikojnë të keni probleme të tilla, megjithatë, fatmirësisht duket se ka mënyra për ta përmirësuar përqendrimin.

Më poshtë ju sjell disa prej ushqimeve që ju ndihmojnë të rrisni përqendrimin:

Kafeina

Nuk ka ndonjë pilulë magjike që jua rritë inteligjencën apo ju bën më të mençur – por substancat e caktuara, si kafeina, mund t’ju japin energji dhe t’ju ndihmojnë të përqendroheni. Kafeina gjendet në kafe, çokollatë, pije energjike dhe, ndonëse ju ndihmon të jeni më të vetëdijshëm e më të përqendruar, efektet janë afatshkurtra.  Veç kësaj, sasitë e tepërta të kësaj substance janë të dëmshme, prandaj duhet t’u përmbaheni udhëzimeve.

Sheqeri

Sheqeri është burimi i energjisë për trurin – jo sheqeri i tavolinës, por glukoza, të cilin trupi e përpunon nga sheqernat dhe karbohidratet që hani. Kjo është arsyeja përse një gotë lëng portokalli ose lëng tjetër frutash mund të ofrojë përforcim afatshkurtër të kujtesës dhe aftësive të mendimit. Por, nëse e teproni, kujtesa mund të dëmtohet bashkë me pjesë tjera të trupit. Vlen të përmendet se sheqeri i shtuar është i ndërlidhur me sëmundje të zemrës dhe sëmundje tjera.

Hani mëngjes për ta mbushur trurin me energji

Jeni mësuar ta shmangni vaktin e mëngjesit? Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të përmirësojë kujtesën afatshkurtër dhe vëmendjen. Studentët që hanë mëngjes kanë tendenca të performojnë më mirë në shkollë sesa ata që nuk e bëjnë këtë. Ushqimet më të rekomanduara për t’i ngrënë për mëngjes janë produktet e bulmetit, tërshëra dhe frutat.

Peshku është ushqim i trurit

Peshku është një burim proteinash që lidhet me një përforcim të trurit. Peshku është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë çelësi i një shëndeti të mirë të trurit. Një dietë e pasur me këto acide është e lidhur me një rrezik më të ulët të demencës, të sulmeve të trurit dhe me një ngadalësim të dobësimit të trurit. Për një shëndet të mirë të zemrës dhe trurit, hani peshk dy herë në javë.

Shtoni në dietën tuaj arra dhe çokollatë

Produktet arrore dhe farat janë burime të mira të vitaminës E, që në shumë studime është lidhur me dobësim më të ngadalshëm të trurit. Edhe çokollata e zezë ka veti të fuqishme antioksiduese, pasi përmban stimulues natyralë si kafeina.

Boronicat janë super të shëndetshme

Hulumtimet me kafshë kanë treguar se boronicat mund ta ndihmojnë trurin nga dëmtimet që shkaktohen nga rrezatimet e lira, si dhe mund t’i zvogëlojnë efektet e sëmundjeve si ajo e Alzheimerit apo demenca. Studimet gjithashtu kanë treguar se boronicat përmirësojnë funksionin e muskujve dhe mësimit.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top